Satelitët nxjerrin të dhëna të reja: Covid-19 mund të jetë përhapur verën e 2019-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harvard Medical School ka bërë një studim i cili është drejtuar nga Dr. John Brownstein dhe që ka analizuar të dhënat nga pamjet e regjistruara nga 108 satelitë komercialë.

Këto të dhëna e pamje kanë hedhur dyshime se koronavirusi ka ekzistuar që vitin e kaluar në Kinë, pasi pretendohen se njerëzit kanë shfaqur simptoma të ngjashme raporton Daily Mail.

Referuar fakteve në fjalë, kjo datë është shumë më e hershme krahasuar me datat e spekuluara më parë.

Ekipi i drejtuar nga JohnBrownstein ka vëzhguar një rritje dramatike të trafikut jashtë pesë spitaleve madhore në Wuhan nga fundi i verës së 2019. Ndërsa thonë se vendet e parkingut filluan të populloheshin dhe e njëjta gjë po ndodhte edhe në spitale.

Rezultatet e këtij studimi tregonin se më 10 tetor 2019 në spitalin Tianyou në Wuhan ndodheshin të parkuara 285 makina. Rreth 67%  më shumë se 171 makinat e regjistruara në të njëjtën ditë, një vit më parë.

Pas Kinës, koronavirusi u përhap me shpejtësi rreth e qark globit dhe më shumë se 7 milionë persona në të gjithë botën rezultojnë si të infektuar deri më tani.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 406,776 persona.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Paralajmëron Mitsotakis: Çdo emigrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

Greqia do të ndalojë për tre muaj të gjitha seancat dëgjimore për azil për emigrantët që mbërrijnë me anije...

VIDEO/ I vuri flakën banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi i vuri zjarrin banesës së hallës së tij për motive të dobëta. Ngjarja u shënua një...

Norman Tebbit ishte hero i klasës punëtore. Politikanët mund të mësojnë shumë prej tij

nga Henry Hill Fjala “ikonë” përdoret shpesh me tepri në gjuhën e përkujtimit. Por në politikën konservatore britanike, Norman Tebbit – i cili ndërroi jetë...

Jordan Aviation nis fluturimet charter direkte nga Ammani drejt Tiranës

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) mirëpriti grupin e parë të udhëtarëve me fluturimin inaugurues charter të Jordan Aviation nga Ammani, Jordani, duke vendosur një...

“Le të më kalojë sipër fadroma!”/ Banori në Theth shpërthen në lot (VIDEO)

Një banor me aftësi të kufizuara, i pranishëm në protestën kundër prishjes së ndërtimeve në Theth, tregoi mes emocionesh se kishte investuar të gjitha...

Lajme të tjera

Web TV