Raporti i OFL-së: Llanaj e Çilotaj perandori biznesi dhe prona të shumta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Oficerët e operacionit “Forca e Ligjit”, kanë vënë në shënjestër pasurinë e tre personazheve, mjaft të njohur në qytetin e Fierit dhe Vlorës.

Vëllezërit Vladimir dhe Shpëtim Çilotaj, zotërojnë një pasuri perandorake në Fier dhe jo vetëm. Ndërsa personi tjetër Aleksandër Llanaj, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe që momentalisht vuan dënimin në burgun e Drenovës, megjithëse është subjekt i ligjit të OFL-së, nuk rezulton me shumë pasuri në raport me vëllezërit Çilotaj.

Në raportin e OFL-së, thuhet se në emër të Aleksandër Llanaj, Bledar Llanaj dhe Ferdinand Llanaj, ekzistojnë pasuri në vlerë kapitale si shtëpi dhe një fermë me bagëti që zotërojnë në fshatin Selenicë të Vlorës. Po në këtë fshat familja Llanaj, zotëron dhe një sipërfaqe të madhe toke, për të cilën OFL-ja kërkon shpjegime lidhur me justifikimin e kësaj pasurie.

Ndërkohë më e “dhjamosur” është familja Çilotaj në Fier. Kjo familje, zotëron një perandori të vërtetë, ndërkohë që pasuria e tyre përbëhet nga shuma të mëdha financiare dhe mjaft pasuri të paluajtshme. Vila përrallore, super biznese, sipërfaqe toke, apartamente në Tiranë, Sarandë dhe Durrës, troje e shumë pasuri të tjera janë identifikuar nga OFL-ja.

Shpëtim Çilotaj rezulton i dënuar për veprat penale “vrasje me paramendim” dhe “shfrytëzim prostitucioni” në Greqi. Ndërsa vëllai i tij Vladimir Çilotaj rezulton i dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Momentalisht të dy vëllezërit janë marrë të pandehur për akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe ndaj tyre është vendosur masa e “arrestit në burg” në mungesë.

Ata ende nuk janë arrestuar nga policia e shtetit. Gjithashtu i pandehur për akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale” aktualisht është dhe babai i tyre Agur Çilotaj, ndaj të cilit është vendosur masa e detyrimit për paraqitje.

Jonida Çilotaj rezulton e pandehur dhe Xhevahir Troka një kambist nga qyteti i Fierit është marrë i pandehur dhe momentalisht të gjithë këta persona, janë duke u gjykuar në gjykatën e Fierit. Gjithashtu nën akuzë janë vënë dhe dy shoqëritë tregtare “Çilotaj Group LTD” dhe “Ladi 2008”.

Lexo edhe :  Taksistët grekë në grevë, bllokojnë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës

Pasuritë e subjektit Agur Çilotaj:

Në Fier, njësi (studio piktori), me sip.40 m2.

Apartament banimi 91.25 metër katror në Sarandë.

Apartament 89.29 metër katror.

Tokë truall 2721 metër katror në Shkallnuar, Durrës dhe tre ndërtesa sociale 509 metër katror, total 1500 metër katror ndërtim.

Pasuritë e subjektit Vladimir Çilotaj:

Apartament 98 metër katror.

Truall 500 metër katror në Golem.

Pasuritë (ndërtim i paligjshëm) e shtetasit Vladimir Çilotaj, për të cilat ka aplikuar në zyrën e ALUIZNI-it Fier.

Pasuritë e shoqërise “Çilotaj Group ltd” shpk:

Godinë 290.6 m2, në emër të “Çilotaj Group Ltd”.

Godinë 290.6 m2.

Truall 6134 m2 truall dhe 2460.2 m2 ndërtesë.

Truall 3020 m2 në emër të “Çilotaj Group”.

Truall 2000 m2, Golem.

Apartament 98 m2.

Prona e llojit apartament 64.60 m2.

Prona e llojit apartament 98 metër katror

pasuritë e shoqërisë “Ladi 2008” sha:

Pasuria e llojit arë 6000 m2

Pasuria godinë banimi dhe shërbimi 9 kate në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Pasuritë e subjektit Jonida Çilotaj:

Pasuria 82 metër katror, apartament.

Sekuestrimin e sendeve të luajtshme:

Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Çilotaj Group ltd”.

Të gjithë asetet, kapitalet, të drejtat dhe çdo interes pasuror, përfshirë dhe llogaritë bankare aktive të subjektit tregtar “Ladi 2008”.

Tre automjete në pronësi të Vladimir Çilotajt.

Automjet në pronësi të Jonida Çilotajt.

12 automjetete në pronësi të subjektit tregtar “Çilotaj” sh.p.k.

15 automjete në pronësi të subjektit “Ladi 2008” sha.

Sekuestrimi i disa llogarive bankare në disa banka të subjekteve të mësipërm.

k.l/fjala.al

Të fundit

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar fare numërimi i votave nga...

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si destinacion për pushime Shqipërinë. Kryeministri Edi...

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga e re e ish-finalistes së...

Lajme të tjera

Web TV