Transporti publik nuk do të rifillojë punën më 15 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë ministria dhe transportit Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama bën me dije se transporti publik do të nis shërbimin ndaj qytetarëve më 15 qershor.

Por me sa duket ky vendim nuk është pritur mirë nga Shoqata Kombëtare e Transportit Publik. Këta të fundit kanë shtruar kërkesat e tyre por numri një qeverisë ende nuk i ka aprovuar të gjitha pikat.

Shoqata Kombëtare e Transportit qytetas, Ndërqytetas dhe Rrethqytetas të Udhëtarëve, si dhe Shoqata Urbane dhe Interurbane Veri në një letër drejtuar kryeministrit Rama, ministres të Financave, Anila Denaj,  ministres të Infrastrukturës Balluku dhe ministrit Shalsi kërkojnë edhe një herë plotësimin e 4 kërkesave që nga heqja e akcizës, TVSH-së, si dhe rimbursim për reduktim të kapacitetit dhe kategorive që udhëtojnë falas.

Në letër shoqata bën me dine se nëse nuk plotësohen të gjitha pikat ata nuk do te nisin pune më datën e caktuar.

Vendimi për mos-nisjen e transportit urban u mor nga përfaqësuesit e shoqatave të transportit një ditë pas protestës të zhvilluar para Ministrisë të Infrastrukturës.

Nesër në orën 10:00 përfaqësues të Shoqatave të Transportit dhe operatorë të këtij shërbimi do të zhvillojnë një tjetër protestë për plotësimin e kërkesave të tyre.

gj.b/fjala.al

LETRA E PLOTË

Përfaqësitë e shoqatave të transportit publik janë duke ndjekur me shqetësim situatën alarmante të krijuar nga Covid-19. Pa dyshim që qeveria shqiptare po përballet me vështirësi në këto momente delikate, por ju bëjmë me dije se situata e transportit në shqipëri, më saktë shoqëritë tregëtare të cilat operojnë janë të fundit ende të mbyllura dhe si pasojë në kolaps ekonomik.

Bazuar në informacionin e marrë në rrugë jozyrtare, i cili thotë për rifillimin e shërbimit më datë 15 Qershor, në pritje të zyrtarizmit të dy prej kërkesave të premtuara nga Kryeministri, ne po ju përsërisim edhe një herë kërkesat tona ekonomike të panegociueshme, për të mundësuar rifillimin e shërbimit:

Lexo edhe :  Durrës/ Motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

1.Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik( njësoj siç është për industrinë e peshkut).

2. Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një nga hallkat thelbësore të zhvillimit të tij.

3.Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.

4.Rimbursimin e kategorive të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014/ Monitor.

Të fundit

Argita Malltezi merr drejtimin e PD? Deputeti: “Çfarë ka? Bravo i qoftë!”

Deputeti i Kuvendit Dashnor Sula foli sot në “Breaking” në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, pas humbjes në...

KQZ numëron fletët e votimit në 229 kuti në të gjithë Shqipërinë, çfarë u vu re?

Në magazinën qendrore të KQZ-së në Vaqarr u hapën këtë të enjte 229 kuti votimi nga 11 qarqe të vendit. Të parat u hapën kutitë...

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Në seancën e sotme plenare akti normativ u miratua me 71 vota...

‘Bukë, zemër dhe pak kripë’, Tirana mikpret festivalin ndërkombëtar të arkitekturës

Festivali 'Bukë dhe zemër dhe pak kripë' do të startojë mëngjesin e së premtes 6 qershor në Tiranë. Arkitektë të suksesshëm nga e gjithë...

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Për herë të 27 deputetët iu drejtuan Kuvendit të kosovës me qëllim konstituimin e tij. Mirëpo kësaj radhe disa qytetarë ishin mbledhur në hyrje...

Lajme të tjera

Web TV