9 raste pozitive me koronavirus në Shkodër, mes tyre një personel mjekësor

Në Shkodër ditën e sotme janë konfirmuar 9 raste pozitive me Covid-19.

Nga 54 testet e kryera, 9 raste kanë dalë pozitive dhe mes tyre një është personel mjekësor në Poliklinikën e Shkodrës dhe një punonjës në Sigurimet Shoqërore.

Ndërkohë që 7 rastet e tjera janë kontakte të rasteve të mëparshme.

S’do kthehemi kurrë pas! Jemi në mesin e fazës së dytë të epidemisë! Restorantet janë “pikat më të nxehta”.

Dita e djeshme shënoi në Shqipëri dhe numrin më të lartë të të prekurve, 36 persona pozitiv me Covid-19./Bl.Ba/Fjala.al