Transporti Publik sërish në protestë: Plotësoni 4 kërkesat tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transporti Publik do të hapet për qytetarët më 15 qershor, pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë. Megjithatë, shoqatat e transportit vijon edhe sot protestën para Ministrisë së Transporteve, ku kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre.

Ata kërkojnë që të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%. Po ashtu ata kërkojnë rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese por edhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

Mjetet e transportit urban dhe ndër-urban do të punojnë me 70% të kapacitetit, qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza si duhet të ruhet distanca.

Më herët kryeministri Rama tha se shteti do të marrë përsipër të njohë 100% të konsumi e naftës dhe të zerojë taksat dhe tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

Po ashtu Rama njoftoi edhe një reformë të plotë ligjore dhe fiskale për sektorin dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë, si dhe tha se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.

Katër kërkesat ekonomike të panegociueshme, për të mundësuar rifillimin e shërbimit:

1.Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik( njësoj siç është për industrinë e peshkut).

  1. Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një nga hallkat thelbësore të zhvillimit të tij.

3.Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.

Lexo edhe :  Reshje shiu dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për sot, 8 janar 2025

4.Rimbursimin e kategorive të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Lajme të tjera

Web TV