Paguhet 500 mijë $ për një seri, Sofia Vergara blen vilën 26 milionë $ (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Blerje e çmendur. Sofia Vergara dhe bashkëshorti i saj Joe Manganiello kanë blerë shtëpinë e tyre të re, një super vilë luksoze në zonën më të shtrenjtë të Los Anxheles, Beverly Park. Vila e stilit toskan, e ndërtuar në vitin 1999, ka 6 dhoma gjumi, 10 tualete, hapësirë prej 17 mijë metra katror dhe 2 hektarë tokë.

Sofia, 47 vjeçe dhe Joe, 43 vjeç, janë zyrtarisht pronarët e vilës 26 milionë dollarëshe, që pjesë të saj ka edhe 2 shtëpi për miqtë, një home cinema dhe një pishinë. Shtëpia që ishte në pronësi të miliarderes Diana Chen, ishte listuar me çmimin fillestar të 30 milionë dollarëve por Joe arriti të përfitojë ulje prej 4 milionësh.

Luxury: Sofia, 47, and Joe, 43, have plenty of luxuries in the mansion including a two-storey guesthouse, home cinema and pool-side cabana

Rreth e qark shtëpisë, siç stili italian e kërkon, ka pemë ulliri dhe shatërvanë. Po ashtu, në pjesën e jashtme dallohet lehtësisht nga fotot fusha e tenisit, vaska e ngrohtë apo edhe kuzhina e bari i hapur. Cifti, i apasionuar pas palestrës, tashmë e ka një të tillë gjigande, edhe brenda shtëpisë së re. Çifti aktualisht jeton në vilën vetëm pak metra më tutje, që e blenë për 10.6 milionë dollarë në vitin 2014.

Privacy: The Modern Family star and Magic Mike actor can expect plenty of privacy as Beverly Park is a guard-gated community in the mountains above Beverly Hills

Sofia Vergara ishte një nga aktoret më të paguara të ekranit për vitin 2019, falë rolit të saj në serialin “Modern Family”. Për një episod, ajo është paguar plot 500 mijë $ ndërsa xhirimet përfunduan vetëm vitin e shkuar, pas 1 dekade.

Idyllic: Sofia and Joe's new property has a Tuscan-theme with the gardens said to be inspired by Italy as the land boasts olive trees, manicured green lawns, stunning stone fountains and a Grecian-inspired swimming pool with its own cabana

Sipas revistës Forbes, në 2019 ajo arkëtoi fitime prej 44.1 milionë dollarë, në rritje nga 42.5 milionë një vit më parë. Ajo është gjithashtu imazhi i disa prej firmave më të njohura të modës si Dolce & Gabbana dhe Walmart, ndërsa së fundmi ka firmosur kontratë për të qenë pjesë e jurisë në “America’s Got Talent”./Fjala.al/Burimi:DailyMail

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV