Arrestohet se bashku me 4 persona të tjerë, palestinezi përplaset me policinë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme, ndërsa mbi ta rëndojnë një sërë akuzash.

Në njoftim për mediat policia bën me dije se dy nga këta persona ishin shpallur në kërkim. Mosha e personave të arrestuar fillon nga 20 vjeç në 41.

Një nga personat që ka rënë në pranga është shtetas palestinez 22 vjeç me inicialet H.F, dhe gjatë arrestimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasin palestinez H. F., 22 vjeç, pasi në rrugën “At Zef Valentini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas, gjatë kohës që po shoqërohej në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit.

Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Babë Rexha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “ Vjedhja”, i shtetasit sirian A. E., 22 vjeç, pasi në Fushë Kërçik, Babrru, është kapur në flagrancë duke kontrolluar në banesën e shtetasit D. P., me qëllim për të vjedhur.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

Lexo edhe :  Kapen tre tonë kokainë në Ekuador/ I përkiste mafias shqiptare! Pesë në pranga

– Sh. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Kalim i paligjshëm i kufijve shtetëror”;

-F. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Krijim i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Eduard Zaloshnja Në mënyrë periodike, SPAK-u raporton statistika të çështjeve hetimore që ka filluar ose të çështjeve penale që ka paraqitur...

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

Në tesktet e fundit shkollore në Serbi janë shtuar ato për luftërat e viteve 1990. Por ajo është "përdorur në mënyrën më të gabuar...

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/Punimet për korsitë e reja drejt përfundimit (VIDEO)

Në autostradën Tiranë-Durrës vijon puna për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë, ku njëra korsi do të shërbejë për emergjencat,...

Kërkon lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt

Gykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot në orën 12:00 rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia. Relatore do të...

Shkurtohen fondet për arsimin dhe shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa...

Lajme të tjera

Web TV