Mesatarja/Rrumbullaku: Orientimi i studentëve drejt shkollave profesionale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, zëvendësministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku, tregon arsyet e vendosjes së pragut minimal të mesatares për maturantët që duan të kandidojnë për të ndjekur studimet e larta universitare.

Sipas numrit dy të Ministrisë së Arsimit, rëndësia e mesatares ka të bëjë me orientimin e studentëve drejt shkollave profesionale, por lidhet edhe me ofertën e universiteteve me kërkesat e tregut për punësim

Nga Ina Allkanjari

“Përdorimi i pragut të mesatares për t’i orientuar studentët drejt studimeve profesionale është mjeti më i rëndësishëm në këtë drejtim”.

Kështu u shpreh në një intervistë për gazetën “Fjala”, zëvendësministri Arsimit, Olti Rrumbullaku, lidhur me vendimin e datës 3 qershor, ku përcaktohet se për vitin akademik 2020-2021 kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve të ciklit të parë, maturantët me notë mesatare mbi 6,5.

Zëvendësministri i Arsimit tregon efektet pozitive që sjell ky vendim, teksa vë theksin te shkalla e përshtatjes së ofertës së universiteteve me kërkesat e ekonomisë. Sipas tij, një pjesë e madhe e të diplomuarve përjashtohen nga tregu i punës, sepse ka një mospërputhje të madhe midis kërkesës dhe ofertës.

Cila është arsyeja e vendosjes së pragut të mesatares për aplikimet në universitete?

Ne inkurajojmë institucionet e arsimit të lartë që të jenë më aktive në një sistem binar të arsimit të lartë, pra që të ofrojnë edhe studime universitare dhe studime profesionale. Përdorimi i pragut të mesatares për t’i orientuar studentët drejt studimeve profesionale është mjeti më i rëndësishëm në këtë drejtim.

Në Bashkimin Evropian ka cikle studimi profesionale në gjimnaze dhe në arsimin e lartë. Në shtetet që përdorin më shumë arsimin e lartë për studime profesionale, si Franca, Spanja, Anglia, Austria etj, studimet profesionale përbëjnë rreth 20-30% të numrit total të studentëve.

Nuk duhet të harrojmë që këto shtete kanë dhe një përqindje shumë të lartë të arsimit professional edhe në nivelin e shkollave të mesme. Shpërndarja e arsimit të lartë në Shqipëri përfshin të gjitha rajonet kryesore të vendit.

Në të gjithë sistemin universitar kombëtar ka një numër shumë të madh kuotash që nuk janë të qëndrueshme. Në krahasim me numrin e studentëve që përfundojnë arsimin e mesëm, numri i kuotave në arsimin e lartë publik dhe privat është shumë herë më i lartë. Në të njëjtën kohë, gjatë gjithë viteve të fundit dhe në vazhdim, situata demografike e ul edhe më shumë numrin e atyre që përfundojnë arsimin e mesëm.

Çfarë efektesh mendoni se do të ketë ky vendim?

Duke marrë parasysh të gjitha këto, ka një nevojë që secili universitet të rikonceptojë sistemin binar të ofrimit të studimeve universitare dhe të studimeve profesionale. Disa universitete, si Universiteti i Durrësit, i Elbasanit dhe i Korçës janë orientuar më shpejt në këtë drejtim. Zhvillimi i programeve të reja profesionale duhet të planifikohet në një linjë me praktikat më të mira të shteteve të zhvilluara në Evropë, duke u bazuar në ato degë që i përshtaten zhvillimit të ekonomisë.

Lexo edhe :  Paola Napolitano zgjidhet në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe

Cilat janë degët që preferohen më shumë nga studentët dhe si pasojë kanë kërkesa më të larta?

Nga ana tjetër, nxënësit po orientohen drejt degëve studimore që kanë lidhje me shkencat mjekësore dhe shkencat kompjuterike. Jo të gjitha universitetet po orientohen drejt këtyre kërkesave.

Lidhur me kuotat që mbeten bosh si pasojë e zbatimit rigoroz të kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe universitetet, a keni ndonjë plan veprimi?

Kombinimi i uljes demografike të numrit të studentëve, orientimi i studentëve drejt degëve që kërkon tregu i punës dhe nevoja për më shumë studime profesionale nëpërmjet pragut të mesatares, janë të tre elementë që po hasen prej shumë vitesh. Universitetet duhet të përshtaten me këtë situatë dinamike.

Edhe nëse do t’i eliminonim studimet profesionale, përsëri pjesa më e madhe e kuotave nuk do të realizohej, për shkak të faktorëve të tjerë që ndikojnë në këtë drejtim.  Studimet profesionale janë një nevojë e ngutshme për t’i ndjekur prirjet e zhvillimeve ekonomike dhe ato të tregut të punës.

Sa është realizuar shkalla e përshtatjes së ofertës së universiteteve me kërkesat e tregut për punësim?

Shkalla e përshtatjes së ofertës së universiteteve me kërkesat e ekonomisë është ende e vogël. Shumica e programeve janë ende në formën që kishin përpara 15 vitesh. Në të njëjtën kohë, shumica e punëmarrësve nuk e shohin si pjesë të veprimtarisë së tyre ofrimin e praktikës për të sapodiplomuarit.

Në këto kushte një pjesë e madhe e të diplomuarve përjashtohen nga tregu i punës, sepse ka një mospërputhje të madhe midis kërkesës dhe ofertës. Ky problem reflektohet në numrin e të papunëve që kanë kualifikime që nuk kërkohen në tregun e punës (ose për të cilat kërkesa e tregut të punës është shumë e ulët).

Në shtetet e Bashkimit Evropian jepet dhe një fokus shumë i rëndësishëm për arsimimin gjatë gjithë jetës. Ky arsimim përfshin forma dhe programe formale dhe joformale arsimimi dhe synon që të ofrojë një dhënie kompetencash që janë më të kërkueshme në tregun e punës dhe e përshtasin më shpejt një individ me pozicione aktuale pune, që janë në këtë treg.

Në kemi eksperiencën e shkëlqyer prej disa dekadash ku të rinjtë dhe jo vetëm ata kanë realizuar kurse të gjuhëve të huaja për qëllime nga më të ndryshmet. Këto kurse mund të ofroheshin edhe nga universitetet. Kjo është edhe më e rëndësishme, sepse strukturat ekzistuese arsimore jo vetëm që nuk janë të përshtatura me tregun e punës, por edhe nuk planifikojnë t’i ndjekin prirjet e reja të këtij tregu.

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV