Kërkohej për trafikim njerëzor, arrestohet 33-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Shtetit njofton arrestimin e një 33-vjeçari i cili ishte i shpallur në kërkim.

A.C banues në qytetin e Tiranës është vënë në pranga Policia e Shtetit falë informacioneve të marra në rrugë operative. Në bashkëpunim me 3 persona të tjerë duke përdorur dhunë, ka detyruar me një femër që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë
Në vijim të operacionit policor të koduar “Return” vihet në pranga një tjetër shtetas.

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar , është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: A. Ç., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, më 01.11.2019, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, më datë 06.10.2019, së bashku me 3 shtetas të tjerë, nëpërmjet përdorimit të dhunës, ka detyruar me dhunë një shtetase që të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali, duke e organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./Fjala.al

Të fundit

Infeksioni vdekjeprurës i ‘kërpudhës së zezë’ që shkatërron indet

Mukormukoza është një infeksion fungal potencialisht fatal, i cili prek kryesisht individët me sistem imunitar të dobësuar. Personat me...

Spanjë, kapen duke transportuar kokainë me taksi, arrestohen dy shqiptarë

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët u kapën duke transportuar një sasi të konsiderueshme kokaine me një taksi. Dy pasagjerë që...

Stërvitjet e NATO-s në Rumani testojnë gatishmërinë mbrojtëse të Evropës

Forca më e re e reagimit të shpejtë të NATO-s po teston fuqinë e saj në Rumani, vetëm pak kilometra larg kufirit ukrainas. Forca më...

Vllaznia shmang humbjen ndaj Laçit, katër gola dhe spektakël

Barazim 2-2 mes Laçit dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Kurbinasit kaluan në epërsi që në minutën e 11-të me Myrtën. Vendasit befasuan sërish...

Detaje të reja nga vrasja e palestinezes në Tiranë, 24 vjeçarja u vra nga babai?!

Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestinese Rayyan Alwan, krim i ndodhur në Tiranë brenda një banese të marrë me qira, kanë marrë drejtim të...

Lajme të tjera

Web TV