Zbulohet pas 102 vjetësh fotografia në Austri: Françeskani shqiptar si rrobaqepës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urdhri Françeskan në Shqiëpri ka një histori të hershme. Sipas studimeve, Shën Françesku ka qenë në Shqipëri në vitin 1220, pra 800 vjet më parë dhe kjo është edhe zanafilla e këtij urdhri.

Ndërkohë që kisha më e vjetër e këtij riti daton në vitin 1240 në Lezhë. Por qendra e urdhrit Franceskan në Shqipëri ka qenë dhe mbetet Shkodra.

Gjimnazi “Liceum Illyicum” dhe revista historiko-letrare “Hylli i dritës” në këtë qytet kanë qenë monumente më simbolikë të kësaj kishe por edhe të vetëdijes dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Ky urdhër ka nxjerrë disa personalitete të larta si At Gjergj Fishta, At Shtjefën Gjeçovi por edhe të tjerë. Fotoja që vjen dhe që botohet për herë të parë është shkrepur në vitin 1918 dhe është zbuluar në arkivat austriake nga studiuesit i apasionuar shkodran Pjetër Logoreci.

Aty shfaqet një prift në kuvendin françeskan në Shkodër që qep rrobat e tij dhe në krah ka një ndihmës. Nuk jepet emri i priftit por fotoja është vërtetë unikale për atë që përcjell./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një paqe me dhimbje, ose një luftë e gjatë – Nuk ka alternativë tjetër

Sot bëhet fjalë për luftë ose paqe në Ukrainë – dhe rrjedhimisht edhe në Evropë! Në samitin presidencial në...

Nga qiratë sociale te banesat me kosto të ulët, ndryshon programi për familjet në nevojë!

Në një kohë kur çështja e strehimit po bëhet gjithnjë e më problematike për mijëra familje shqiptare, veçanërisht në qytetet e mëdha, Ministria e...

Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si...

Zelensky këshillohet: Vish kostum para takimit me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një takim të planifikuar me presidentin amerikan Donald Trump të hënën. Pas...

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet...

Lajme të tjera

Web TV