Dëmtimi i Parkut të Apolonisë, drejtoresha: Akt vandalizmi, ndodhi gjatë karantinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë dhe Bylisit, Ornela Durmishaj, ka thënë se dëmtimi ka ndodhur gjatë karantinës.

Ndërsa e ka cilësuar këtë ngjarje si akt vandalizmi,  drejtoresha Durmishaj u shpreh se kolonat e parkut janë gjetur të thyera në muajin prill, ku është bërë menjëherë denoncimi në polici.

“Është dëmtuar një monument dhe ky është vandalizëm. Dy kolona të fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë, fatkeqësisht, dëmtuar dy muaj më parë, gjatë periudhës së izolimit për shkak të Covid 19. Kolonat janë gjetur të thyera në datën 13 prill. Sapo kemi konstatuar dëmtimin, kemi bërë denoncimin në polici, e cila ka ardhur dhe ka marrë gjithë të dhënat.

Njëkohësisht nga ana jonë është bërë dhe gjithë dokumentacioni përkatës, si dhe bëmë ndërhyrjen në monument për ta rikthyer në gjendjen që ishte. E gjithë situata tani është në dorë të forcave të rendit dhe prokurorisë, që po vijojnë hetimet.

Është dëmtuar një çezmë monumentale, që ndodhet në periferi të qytetit antik të Apolonisë. Dëmtimin e kanë parë ekspertët. Sa shkon vlera e këtij dëmtimi do të bëhet më vonë”, tha Durmishaj.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV