IKMT shemb 24 objekte pa leje në Velipojë, FNSH e Shqiponjat përplasen me banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ditën e sotme 24 objekte në Velipojë. Ky aksion ka hasur kundërshtimin e banorëve dhe është shoqëruar me përplasje.

Kjo ka bërë që të ndërhyjnë forcat e FNSH-së, të Forcës së Posaçme Shqiponja dhe ato të Postës së Policisë Velipojë, duke larguar me forcë të gjithë personat dhe duke i hapur rrugë IKMT për vijimin e aksionit.

Njoftimi i policisë:

Velipoje, shemben 24 objekte pa leje ne vijën bregdetare.

Procedohen 6 persona, për kundërshtim të forcave të rendit.

IKMT, mbështetur nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, përmbylli aksionin për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje në vijën bregdetare të plazhit të Velipojës.

Një grup personash tentuan të bllokonin aksionin. Shërbimet e Policisë u kërkuan të mos pengonin punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit në kryerjen e detyrës, por ata kundërshtuan forcërisht lirimin e hapësirës ku do të operohej.

Policia e Shtetit u bëri thirrje disa herë që të largoheshin nga vendi që operohej, por ata vazhduan të kundërshtonin me forcë shërbimet e Policisë.

Në këto kushte shërbimet e FNSH-së, të Forcës së Posaçme Shqiponja dhe ato të Postës së Policisë Velipojë larguan forcërisht të gjithë personat dhe IKMT-ja vazhdoi punën, duke shembur 24 objekte të paligjshme gjatë gjithë vijës bregdetare të Velipojes.

Strukturat e Policisë Shkodër kryen veprimet procedurale dhe materialet u refruan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të 6 shtetasve, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

A është Gonxhe pasuesi i Veliajt për Bashkinë e Tiranës: “Duam ta nxjerrim të pastër”

Blendi Gonxhja shpalosi mbrëmjen e sotme në “Off the Record” me Andrea Danglli, në A2 CNN, objektivat e tij personale dhe ato të PS,...

Lajme të tjera

Web TV