Harvey Weinstein vuan nga gangrena gjenitale dhe ka nevojë për injeksion në organin e tij mashkullor përpara se të kryejë marrëdhënie intime, zbulohet në disa raporte shokuese të publikuara në media.
Lajmet publikohen disa muaj pasi ish producenti hollivudian nisi të vuajë dënimin, pikërisht pasi u shpall fajtor për ngacmim dhe dhunë seksuale.
“Air Mail” ka publikuar në tre raporte të ndryshme, ato që i quan deformime fizike të 68 vjeçarit. Ky lajm është konfirmuar edhe nga vetë gratë që e kanë akuzuar Weinstein, gjatë dëshmisë së tyre në gjyqin ndaj tij, duke e quajtur si “mashkull me probleme” edhe në atë aspekt.
Aktorja Jessica Mann deklaroi madje në sallën e gjyqit se në pamundësi për ta përdhunuar, në vitin 2003, Harvey e detyroi që ajo ti bënte seks oral.
Të njëjtin version ka rrëfyer përpara gjykatës edhe aktorja 30 vjeçare Lauren Marie Young, e cila shkoi më tej duke thënë se Harvey Weinstein nuk kishte fare testikuj.
Sipas informacioneve më të fundit, që prej vitit 1999, Weinstein ka patur nevojë për injeksione dhe mund të kryente vetëm seks të mirë-planifikuar, pasi i ishte nënshtruar atëherë një ndërhyrjeje të detyruar në organin gjenital.
68-vjeçari vuan prej më shumë se 20 vitesh nga gangrena gjenitale, që është një infeksion gjenital, që prek kryesisht personat që vuajnë nga diabeti dhe meso-burrat.
Burimi: The Sun, përshtati: Fjala.al
la.mi/Fjala.al