Legjionarët/Strakosha synon rinovimin, “këmbana” greke për Selmani 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëri është tashmë një titullar i konfirmuar në kuadratin e Kombëtares kuqezi, ndërsa tjetri është një gardian gjithashtu kuqezi, ndonëse me përfaqësueset e moshave, por që premton për të ardhmen. E teksa për rinovimin i Thomasit deri në vitin 2025, është babai i tij, Foto Strakosha, që ka hyrë në bisedime me Lacion, për portierin tjetër shqiptar, Gentian Selmani, i cili aktualisht po luan me sukses në Turqi, kanë nisur të bien “këmbana” greke.

Mediat italiane raportojnë se Foto Strakosha është tanimë në bisedime me Lacion. Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, tashmë është në rolin e babait menaxher të porterit titullar të Lacios, e cila po lufton për fitimin e Serisë A. Thomas Strakosha, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, është në qendër të vëmendjes së klubit bardhekaltër, për ta blinduar për sa më gjatë. Në tratativat ku kërkohet rinovimi deri në vitin 2025 është futur babai i tij, Foto.

Dhe në këto bisedime me drejtuesit e Lacios ai do të ketë, midis tyre, edhe ish-bashkëlojtarin në Kombëtare, Igli Tare. Aktualisht Strakosha i ri përfiton përafërsisht 1 milion Euro pagë vjetore te bardhekaltrit, por mediat në Gadishullin e Apenineve kanë raportuar se Lacio është gati t’i japë deri në 2.5 milionë Euro në sezon portierit 25-vjeçar. Natyrisht, faktori “shqiptar” tek Lacio pritet të luajë një rol vendimtar për rinovimin me gardianin kuqezi.

Natyrisht, kjo vlen për sa kohë klubi italian nuk vendos të përfitojë bindshëm nga Strakosha i ri, për të cilin duhet thënë se ofertat nuk mungojnë e janë të majme. Ndërkohë, në gjurmët e bashkatdhetarit të tij shpreson të ecë edhe një tjetër portier kuqezi. Gentjan Selmani po zhvillon një sezon të shkëlqyer në nivelin e dytë të kampionatit të futbollit në Turqi, me ekipin e Menemensporit, dhe për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave.

Lexo edhe :  Sot derbi Partizani-Tirana, ndeshja e 177-të dhe dominimi i kuq në kryeqytet

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, në garë për të marrë shërbimet e portierit shqiptar, është futur Olimpiakosi. Këta të fundit e pëlqejnë shumë Selmanin dhe duan ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, raportohet se në gjurmët e shqiptarit janë vënë edhe dy klube ruse, Spartaku i Moskës dhe Krasnodari. Më herët, interes kanë shfaqur edhe Bolonja në Itali dhe Real Zaragoza në Spanjë. Për këtë arsye ende nuk dihet e ardhmja e Selmanit, për të cilin ofertat nuk mungojnë./Bl.Ba.Fjala.al

Të fundit

Papa Françesku del kundër dëbimit të emigrantëve nga Trump

Papa Françesku është shprehur kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të vazhduar me dëbimet masive të emigrantëve, duke thënë...

Rama reagon pas artikullit të ‘BIRN’/ Nxorën nga konteksti brutalisht përgjigjen

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi një artikull të medias BIRN, pasi mori një prononcim të kryeministrit Rama për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në artikullin...

Luleshtrydhja me vonesë në treg/ Shkak moti me lagështirë

Kushtet klimatike kanë dëmtuar prodhimin e luleshtrydhes në vend. Fermerët në Fier  thonë se në krahasim me një vit më parë prodhimi është më...

Transparency International: Kosova shënoi përparim të lehtë në luftimin e korrupsionit

Kosova ka shënuar përparim në lehtë në luftimin e korrupsionit më 2024, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency...

Vetëvrasje nga bullizimi? Pista kryesore e hetimit për vetëflijimin e një 17 vjeçareje

Ersi Meçollari 17 vjeç, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin “Siri Shapllo” të Gjirokastrës i dha fund jetës në banesën e saj pasditen...

Lajme të tjera

Web TV