Këngëtarja divorcohet pas 7 vitesh martesë, nuk e ndihmoi as karantina

Divorci ka qenë zgjidhja e vetme për këngëtaren Kelly Clarkson dhe partnerin e saj pas 7 vitesh martesë. Dyshohet se çifti kishte probleme prej disa muajsh por edhe pas përpjekjeve për zgjidhje, nuk arritën të rindërtonin lidhjen e tyre.

Gjatë periudhës së karantinës ata qëndruan së bashku në Los Angeles, mesa duket për t’i rikthyer gjërat në normalitet.

Karantina dhe mjedisi që i rrethoi për muaj me radhë, vetëm sa e bindi çiftin përfundimisht për t’u divorcuar.

Sipas burimeve, rrocesi i divorcit ka nisur prej disa javësh pasi  këngëtarja e dinte që “duhet të ndiqte zemrën dhe se më në fund kuptoi që divorci ishte opsioni i saj i vetëm”.

Çifti janë prindër të dy fëmijëve, prandaj takimet familjare vazhdojnë të mbeten të paevitueshme./Fjala.al/Ke.Ba