“Më sjell emocione të forta”/Basha shpërndan poezinë e Pandi Laços

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Lulzim Basha ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale poezinë e skenaristit dhe regjisorit Pandi Laço, “Mall bulevardi”. Basha shkruan se kjo poezi i sjell emocione të forta.

Në poezinë “Mall bulevardi”, Laço kujton me një poezi zonat që dikur kanë qenë në Tiranë dhe sot janë zhdukur ose transformuar, duke mos mbetur asgjë nga qyteti i dikurshëm ku ka kaluar rininë ku ka kaluar rininë edhe krye-opozitari aktual.

Postimi i plotë:

Kjo poezi e Pandi Laços më sjell emocione të forta…

Faleminderit Pandi?

“Mall bulevardi”

“Ka qene dikur nje qytet…
Ne vend te zemres , “nje bulevard”
Nje bulevard ku mijera njerez…
Cdo nate takoheshin… ” ..mos jam percart ?

Nga mijera fytyra qe kam njohur
Qindra mbaj mend, pak kam harruar
Valle sa prej tyre shperndare ne bote
“Mall bulevardi” i ka sharruar ?

Nga Vollga vinte nje muzike
“Sahati” e kishte si kolone zanore
Kafe Gjirokastra, kafe nuk ofronte
Por historira me “dashnore”

“Me ka marre malli” per Bar Sahatin
Qe ta mbledh veten me nje konjak
Nje xhiro qejfi ne rimorkio
Nga Porcelani ne Kombinat

“Mall bulevardi” per nje rruge
Qe e pushtoj tek luaj “botash”
Ku i vjedh kumbllat nje gjitoni
Ku gjunjet e brrylat, behen copash

“Mall bulevardi” per nje shok te ngushte
Ai i qete e une “gjaknxehte”,
Une per “Beatles”, ai per “Stones”
Tek “Ura” ziheshim , po pajtoheshim lehte

Per nje rrugice , kam shume mall
Vec nje makine, kalonte rralle…
Prisnim gjithmone, ti vareshim prapa
“Zukut” te druve, nje gerdalle

“Mall bulevardi” per nje tren
Qe gjithmone vonohet, po prape e pres
Te kap nje vend qe nga dritarja
Ne ecje e siper , ne plazh te zbres

Lexo edhe :  Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

“Me ka marre malli” per te dielen
Qe radioposta te me zgjoje
Nje film shqiptar , plot me batuta
“Pune e komisarit , ishte loje!”

Te pres me ankth, “me ka marre malli”
Per ndeshjen derbi, Kuq-Bardheblu
S’ka gje po humbem kampionatin…
Mjafton qe sot tu japim “dru”

“Me ka marre malli” per nje teater
Per dy bileta gjetur me mik
Per nje artist qe nuk jeton me
Per pakez Breht, pakez Shekspir

Mall kam per fqinjin qe rrinte poshte nesh
Qe cesmen hapur, shpesh ja harroja
Edhe kur mbesja per nje dore kripe
Ne mes te nates mund ta zgjoja

“Me ka marre malli” per nje top te shpuar…
Qe shpesh na ngecte ne tarrace
Nje kanatiere e bardhe pa menge
Me boje kepuce, numrin “shtate”

“Me ka marre malli” qe “te gjuaj”
E “ti bej naften” nje dite mesimi
Te bej nje xhiro nga gjimnazet
Nga “Qemal Stafa” te “Petro Nini”

“Me ka marre malli” per nje vajze..
Diku ka humbur neper bote
Ndoshta se njoh ,kur ta takoj,
Per te kam ruajtur nje pikez lot…

“Me ka marre malli” per nje kitare
Dore me dore, pak e stonuar
Kur kthehej prape, ajo ishte care
Te gjithe e donin, ish e bekuar

“Me ka marre malli” per nje burre te vjeter
shtynte ngadale nje karroce dore
Nuk eshte “Ai” i kenges se Battistit
Megjithese therret …”Akullore”

“Me ka marre malli” te mbyll xhiron
Nga hotel “Peza” te Universiteti
Do me bjene kembet, kot do ti lodh,
S’do gjej fytyra te ketij qyteti …

Pandi Laço

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/3242563265794832/?type=3&theater

Të fundit

Qori: PD është po aq përgjegjëse sa PS për gjendjen e Shqipërisë

Pritshmëritë i kishin për më shumë, por realiteti i bën të besojnë se edhe një mandat në Parlament është...

Trajneri i Gjermanisë foli kundër Bayern? Del e vërteta: “Nëse dikush më telefonon…”

Julian Nagelsmann ka saktësuar se nuk është ai “shkaktari” pse Florian Wirtz refuzoi Bayern për t’u transferuar te Liverpool. Kalimi i tij te “Të kuqtë”...

Rekord për 2025, më shumë se 1 mijë emigrantë kalojnë Kanalin anglez drejt Britanisë

Të paktën 1,194 emigrantë mbërritën dje në bregdetin jugor të Anglisë, duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla, sipas të dhënave të qeverisë...

United zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ri, Cunha firmos për 5 sezone

Klubi i Manchester United ka bërë zyrtare transferimin e parë të rëndësishëm për merkaton e verës, duke siguruar firmën me sulmuesin brazilian Mateus Cunha. Nëpërmjet...

Sa ujë duhet të pijë një njeri në ditë?/ Ja si përgjigjen ekspertët

Uji është përbërësi kryesor i trupit të njeriut dhe një nga elementët më të rëndësishëm për shëndetin tonë. Por sa ujë duhet të konsumojë një...

Lajme të tjera

Web TV