Dëshironi të humbisni peshë? Ja kur duhet ta konsumoni darkën

Humbja e peshës mund të bëhet më e lehtë nëse ushqyerja bëhet në një orar të caktuar.

Konsumimi i darkës në orët e vona është një nga gabimet  që bëjnë ata që duan të humbasin disa kilogramë.

Për një shëndet të mirë darka duhet të jetë e lehtë dhe të konsumohet para orës 20:00. Sipas ekpertëve të mjekësisë popullore kineze, nga ora 23:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, tëmthi dhe mëlçia janë tërësisht në punë për tu vetë rigjeneruar.

Këto organe mbajnë mbi supe përgjegjësinë e madhe të tretjes, e cila nëse është e keqe do të ndikojë fort në përthithjen e ushqyesve.

Ekspertët rekomandojnë ngrënien e ushqimeve si: brokoli, kërpudhat, vezët e ziera, sallatat, avokado, frutat, supa me perime, spinaqin, fasulet e të tjerë./Fjala.al/Ke.Ba