Pendohet Gianni De Biasi? Largimi nga kuqezinjtë më kushtoi shumë

"Më ka kushtuar shumë largimi, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund" tha De Biasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumëkush e mendon sërish në krye të pankinës së kombëtares, por ai e cilëson diçka të mbaruar. por pavarësisht se ka kaluar kohë, italo shqiptari Gianni De biasi është i afeksionuar pas vendit tonë. Tekniku nga Sarmede e vlerëson periudhën gjashtëvjeçare të drejtimit të Kombëtares së Shqipërisë si kohën më të bukur sportive të jetës së tij.

Trajneri italian kujtoi momentin kur dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Shqipërisë tre vjet më parë, përpara se të mbyllte fazën eliminatore të Kupës së Botës 2018.

“Tre vjet më parë vendosa të largohesha nga kombëtarja e Shqipërisë, një moment i vështirë për mua!!! Synimi ishte të lejoja ata që do të më zëvendësonin mua të kishin kohë të mjaftueshme për të njohur lojtarët. Më ka kushtuar shumë kjo, por si çdo gjë në jetë, ka gjithmonë një fillim dhe një fund, një histori e bukur duhet të ketë një fund. Faleminderit Shqipëri, faleminderit presidenti Duka, faleminderit të gjithë djemve protagonistë që mundësua rrugën drejt ëndrrës sonë! Faleminderit që më lejuat të përjetoj emocionet më të bukura sportive të jetës time!”, tha De Biasi.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV