Ndarja nga jeta e Moikon Zeqos, Ruçi: Erudit i rrallë, enciklopedi e gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka sot një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish deputetit, shkrimtarit, shkencëtarit dhe publicistit të shquar Moikom Zeqo.

“Me trishtim të thellë mësova ndarjen nga jeta të ish deputetit, shkrimtarit dhe shkencëtarit dhe publicistit të shquar Moikom Zeqo.

Mikom Zeqo ishte një personalitet erudit i rrallë, një enciklopedi e gjallë. Shkrimtar, historian, arkeolog, studjues e kritik letrar, përkthyes dhe publicist, mbi të gjitha një intelektual i shquar dhe patriot i madh.

Ai i shërbeu Shqipërisë dhe kulturës shqiptare deri në ditët e fundit të jetës, me një dashuri e përkushtim të pashoq. Mikom Zeqo luftoi me stoicizëm ndaj sëmundjes për një kohë të gjatë, duke mos e ndërprerë për asnjë çast kontributin e tij intelektual për Shqipërinë.

Moikom Zeqo u zgjodh dhe shërbeu si deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturën 1992-1996 dhe u shqua për thellësinë e mendimit, largpamësinë e vizionit, urtësinë për dialog, përkushtimin për qytetarët dhe angazhimin sipëror për kulturën dhe çështjet e mëdha të shoqërisë dhe të kombit shqiptar.

Gjithë erudicionin e tij Moikomi ua kushtoi dhe ua shpërndau Shqipërisë dhe shqiptarëve. Lamtumirë Moikomi ynë i dashur!”, shkruan Ruçi, në mesazhin e ngushëllimit./Bl. Ba/Fjala.al

Të fundit

SpaceShipOne – Fluturimi i vitit  2004 që hapi epokën e hapësirës private

Më 21 qershor 2004, një ngjarje historike ndodhi mbi shkretëtirën Mojave në Kaliforni: SpaceShipOne, një avion-raketë eksperimental i ndërtuar...

Arrestohet spiuni i Iranit në Qipro, kishte nën vëzhgim bazën ushtarake britanike

Autoritetet qipriote kanë arrestuar një shtetas azerbajxhanas nën dyshimin për përfshirje në aktivitete spiunazhi dhe planifikimin e një sulmi terrorist. I dyshuari u paraqit...

Vendet më këqija për të vendosur telefonat

Sot është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk zotëron një celular. Jemi të varur nga këto pajisje që nuk luajnë më...

Sëmundjet e gjakut po vrasin popullsinë, Mjekët ngrenë alaramin

Vitin e shkuar sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave ato ishin përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve si pasojë e...

“Bota në ankth”/ Çfarë ndodh nëse Trump vendos të sulmojë Iranin?

Nëse presidenti Trump vendos të dërgojë bombardues amerikanë për të ndihmuar Izraelin në shkatërrimin e impianteve bërthamore në Iran, do të fillonte një fazë...

Lajme të tjera

Web TV