Emrat/Tentohet grabitja e një banese në Tiranë, 6 të arrestuar, mes tyre një gardist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi tentuan të grabisnin me armë dhe dhunë një banesë, mes tyre edhe një gardist.

Efektivët e komisariatit Nr. 2 në kryeqytet, finalizuan operacionin e koduar “Mozaiku”, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Frederik Shiroka”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë në banesën e shtetasit E. M, por nuk kanë mundur.

Ata janë diktuar nga të zotët e banesës, dhe policia menjëherë ka organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet intensive u vunë në pranga S. Q., 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, Petro Sava, 23 vjeç, Andi Kraja, 28 vjeç, Emel Hajdaraj, 25 vjeç, Klaudio Metaj, 33 vjeç dhe Aleks Kala, 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Franc Alimi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, si autor i dyshuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, ngjarje e ndodhur më datë 11 qershor, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tiranë, është bashkautor edhe në këtë ngjarje.

Gjate veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë: Një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, një sasi municioni luftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se të dyshuarit S. Q., dhe E. H., në bashkëpunim me shtetasin E. K., i arrestuar më parë, janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.

Lexo edhe :  Sterilizimi, SPAK kërkon nga 10 vite burg për dy “shokët” e Ilir Beqajt

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit

Horoskopi ditor, 29 Qershor 2025

Dashi Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur që do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e...

512 p.e.s./ Dario i Madh dhe fushata e tij kundër Skithëve

Në shekullin VI p.e.s., Perandoria Persiane e dinastisë Akamenide kishte arritur një shtrirje të jashtëzakonshme nën Dario I (Dario i Madh). Ai kishte konsoliduar...

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që ka përjetuar gjatë viteve në...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

Lajme të tjera

Web TV