Tre persona janë arrestuar nga policia, pas një sherri me sende të forta dhe thika.
Nga policia bëhet me dije se në pranga kanë rënë B. S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Sherri mësohet të ketë ndodhur për konflikte të momentit, ku tre personat për motive të dobëta janë goditur me mjete të forta dhe thikë.
Njoftimi i policisë:
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes disa personave.
Përdorën sende të forta gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3, pas njoftimit të marrë për një konflikt të çastit në rrugën “Dritan Hoxha”, ku tre shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë konfliktit kanë goditur me mjete të mprehta dhe sende të forta shtetasit Xh. M. dhe M. Q. dhe D. M., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, kanë reaguar në mënyrë të menjëhershme, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Pas një pune të mirorganizuar është bërë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasve:
- S., 44 vjeç, Sh. S., 48 vjeç dhe E. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjetin prerës (thikë) që përdorën autorët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.ka.ta/Fjala.al/