Nishani: Përgjegjësia e PD për situatën e krijuar nga qeverisja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në intervistën për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Bujar Nishani deklaroi se Edi Rama dhe mazhoranca  është përgjegjës për situatën e krijuar në Shqipëri. Gjithashtu ish-Presidenti u shpreh se para përgjegjësisë është  edhe PD si forcë e rëndësishme politike në Shqipëri.       

-A ka faj Partia Demokratike për situatën në të cilën ndodhet vendi?

Në një sistem kaq problematik, nuk mund të përjashtohet asnjëri nga komponentët e këtij sistemi. Komponentët që janë brenda një sistemi të deformuar, kanë përgjegjësitë e tyre.

-Në çfarë shkalle e ka PD përgjegjësinë?

-Nëse do vendosim në kandar përgjegjësinë e njërës apo tjetrës, kjo do ishte një çështje shumë subjektive. Por, absolutisht nuk mund t’i jepet përgjegjësi opozitës që nuk ka mekanizma kontrollues. Nuk ka hapësirë për të jetësuar pushtetin e saj në një sistem politik normal ku pretendohet që funksionojnë të gjithë aktorët me atë i cili e ka përkthyer të gjithë rrjetin e sistemeve vetëm në një laps personal. Padyshim që opozita ka problemet e veta dhe ka dështime me procesin që ka projektuar për të realizuar objektivin e saj sepse nuk e ka realizuar objektivin e saj për rrëzimin e kësaj qeverie. Padyshim që ka përgjegjësira, por nuk mundesh të thuash t’i që mungesa e hapësirës në parlament është përgjegjësi e opozitës. Opozita vazhdon të ketë sot përgjegjësi më të mëdha krahasuar me mazhorancën në raport me pritshmëritë e qytetarëve. Qytetarët nuk kanë më pritshmëri nga mazhoranca./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=PIPn0Rq7pVU

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV