Shkurtaj, “tripleta” e fundit me Kukësin para largimit. Ndalet Vllaznia 2-2

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak javë më parë refuzoi edhe zyrtarisht rinovimin e kontratës duke i bërë me dije drejtuesve se nuk do luajë më në Kategorinë Superiore, por ndoshta kur të largohet, Kukësi do të “qajë” sulmuesin Vasil Shkurtaj. Futbollisti ishte protagonist në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Elbasan Arena, aty ku shënoi 3 nga 4 golat e verilindorëve ndaj Flamurtarit.

Në 90 minutëshin ku skuadra vlonjate ishte thuajse një hije dhe e varfëruar nga të gjithë objektivat, as nuk denjoi edhe të “respektojë” kampionatin. Pas “sllallomit” të bukur të Kristal Abazajt që në minutën e tretë, skena i kaloi Shkurtajt që shënoi 3 herë. Mes golave të tij edhe “flamuri” i nderit për vlonjatët me rrjetën e Hoxhajt, nga një pozicion i lehtë pranë vijës fatale të portës, por shumë pak që Flamurtari të merrte një pikë gjithsesi pa vlerë. 4-1 për armatën e veriut dhe skuadrën e trajnerit Orges Shehi, që tani janë po të dytët por me 53 pikë pas 29 ndeshjesh.

Vllaznia barazoi 2-2 me Bylis në 90 minutëshin ku ata pak staf dhe gazetarë u trembën nga dëmtimi i Hadroj, që fillimisht u mendua për më të keqen pasi humbi ndjenjat, por fatmirësisht nuk pati pasoja edhe pse u dërgua me ambulancë në spital, pas një kontrasti me Markun. Penallti për Bylisin mes polemikave të kuqebluve që nuk evituan dot disavantazhin dhe barazim nga Gurishta. Sërish ballshiotët ishin ata që morën epërsinë me uruguajanin Mozzone, por 6 minuta nga fundi, Sidorenko i dha një pikë vendasve. Tani situata e rrezikshme e “Play Out” vendos Vllazninë në zonë të kuqe, pasi Bylis është një pikë më shumë, plot 40. (fjala.al)

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV