Analistët nuk parashikojnë luftë mes SHBA-ve me Iranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analistët amerikanë nuk parashikojnë që tensionet me Iranin të shndërrohen në luftë. Kështu shkruan Zëri i Amerikës

Demokratët në Kongres duan që t’ia dobësojnë presidentit kompetencat për luftë, gjë që ligjvënësit republikanë e kundërshtojnë. Shumë amerikanë, gjatë protestave në rrugë të shtunën dhe të dielën, shprehën kundërshtimin e tyre ndaj një lufte me Iranin.

Ndërsa amerikanët protestojnë kundër një lufte tjetër në Lindjen e Mesme, iranianët mbajnë zi për vdekjen e gjeneralit të lartë të tyre. Udhëheqësi suprem i vendit u zotua për hakmarrje dhe presidenti amerikan paralajmëroi se Uashingtoni do të reagonte duke vënë në shënjestër objekte të rëndësishme në Iran.

Demokratët në Kongresin amerikan janë të shqetësuar nga shkallëzimi i situatës me Iranin dhe thonë se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë këtë javë për një rezolutë për të kufizuar kompetencat e Presidentit Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit.

Por analistët thonë se pavarësisht nga retorika e ashpër, një luftë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, nuk ka gjasa të ndodhë.

“Në Shtetet e Bashkuara nuk ka dëshirë për luftë, por nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara u bindën se nëse nuk bënin gjë si reagim ndaj sulmeve të vazhdueshme ndaj diplomatëve dhe kontraktorëve amerikanë, ato veçse do të vazhdonin. Prandaj nuk ekziston një rrezik i menjëhershëm për një konflikt ushtarak”, thotë Michael Rubin, i Institutit Amerikan Enterprise.

Vendet e Gjirit Persik duan me çdo kusht të shmangin një luftë në rajonin e tyre, thotë analistja Barbara Leaf.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, nuk kanë qenë shumë të zëshme. Por thelbi i komenteve të tyre është që duhet të ketë një zbutje të tensioneve dhe një qasje politike për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, thotë ajo.

Lexo edhe :  Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

Ndërkohë, zyrtarët irakianë nuk duken të prirur të veprojnë pas vendimit të parlamentit të tyre për të dëbuar trupat amerikane nga Iraku, pasi zoti Trump kërcënoi të vendoste sanksione ndaj Irakut.

 

 

 

Të fundit

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Peshëngritësja Enkileda Carja ka arritur rezultat të jashtëzakonshëm në evropianin e 17-vjeçarëve që po mbahet në Madrid. Sportistja e re u shpall kampione e...

Lajme të tjera

Web TV