Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/Shoqërohet në polici pajtuesi i gjaqeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pajtuesi i gjaqeve i cili ndërmjetësoi për të liruar Jan Prengën pas rrëmbimit në janar të këtij viti është shoqëruar ditën e djeshme forcërisht për në SPAK.

Nikollë Shullani, babai i Gëzim Shullanit, një ndër personat e etiketuar nga blutë dhe nga prokuroria, si pjesëmarrës në grabitjen e 260 kg kokainë, në bashkëpunim me Astrit Prengën, vëllain e Jan Prengës, i cili u rrëmbye me  më 17 janar 2020, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në Pjezë të Durrësit, për shkak të plagëve të marra nga autorët.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pohojnë se, Nikollë Shullani ishte thërritur disa herë për të dhënë dëshminë e tij para prokurorit të çështjes dhe pasi nuk është paraqitur ky institucion ka ngarkuar Drejtorinë  e Policisë Tiranë për të mundësuar shoqërimin e tij.

Ai nuk ka pranuar të japë asnjë shpjegim, por është mjaftuar me atë që ka thënë që më herët. Më 13 shkurt 2020, thuajse një muaj pas ngjarjes, Shullani doli në media dhe mohoi akuzat e ngritura për djalin e tij, Gëzim Shullani.

Ai mohoi kategorokisht që i biri të kishte të bënte me grabitjen e lëndës narkotike. Madje, ai ishte edhe negociatori mes familjeve Doçi e Gështenja, për t’i bindur ata që të kthejnë trupin e Jan Prengës, por jo vetëm që nuk mundi të takonte askënd, por ishte shumë vonë pasi trupi i tij ishte zhdukur.  Jan Prenga u rrëmbye në mes të ditës në rrugën London në Kamëz.

Në rrëmbimin e tij morën pjesë disa persona, ndërsa si vend për dërgimin e trupit u zgjodh kompleksi Golden në Pjezë, në pronësi të vëllezërve Hajri. Për ngjarjen janë arrestuar disa persona, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri.

Lexo edhe :  Prokuroria kërkon arrestimin për dy arkitektët e njohur Stefano Boeri dhe Cino Zucchi

Dyshohet që rrëmbimi të jetë porositur nga një shqiptar ë dënimin e tij e vuan në burgun e Ekuadorit. Arsyeja ka qenë një sasi droge e padërguar në destinacion nga vëllai i Jan Prengës, Astrit Prenga./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

7 arsye pse duhet përpjekje për të pasur miq

Mbajtja e miqësive si i rritur mund të jetë e vështirë për shumë njerëz. Hapi i parë është të...

Tentohet të hakohet WhatsApp, mes personave të shënjestruar nga spyware izraelit

Sistemi i spiunimit i Izraelit, Paragon, ka shënjestruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, tha të premten një zyrtar...

Kërcënimet e Donald Trump, Kanadaja thotë se do t’i përgjigjet ashpër

Kanadaja do të përgjigjet menjëherë me një sërë kundërmasash të forta nëse presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon kërcënimet për të vendosur tarifa, tha kryeministri...

I mori makinën një personi dhe nuk ia ktheu më, shpallet në kërkim 32-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Sh. Xh., 32...

Janar-gusht 2024, cilat ishin institucionet me performancën më të dobët me shpenzimet

Raportet zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se realizimin më të ulët të investimeve e ka Ministria e Ekonomisë, ndërsa më të mirë ajo...

Lajme të tjera

Web TV