Cila flutur ju pëlqen? Testi zbulon diçka që nuk e dinit për veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testet e personalitetit na ndihmojnë që ta kuptojmë më thellësisht se cilat janë emocionet tona më të fshehta. Bërja e këtyre testeve është shumë e thjeshtë, mjafton që të zgjedhësh një flutur në këtë imazh dhe të zbuloni kuptimin që fsheh.

Flutura numër 1-Nëse keni zgjedhur këtë flutur, kjo do të thotë se jeni njerëz të ndershëm të dashur dhe që shfaqni gjithmonë interes të sinqertë për të tjerët. Jeni të shoqërueshëm dhe të hapur pas risive. Miqtë dhe njerëzit që i’u rrethojnë ju duan.

Flutura numër 2-Nëse keni zgjedhur këtë flutur, kjo do të thotë se jeni njerëz interesantë, por që shpesh nuk jeni në gjendje që të vlerësoni veten. Dyshimet dhe ndrojtja, nuk ju lejojnë që të shpreheni mirë.

Flutura numër 3– Nëse keni zgjedhur fluturën numër 3, jeni natyrë pasionante dhe emotive, por edhe të rregullt. Ju pëlqejnë gjërat e bëra mirë, por jo gjithmonë arrini që të komunikoni botën tuaj të brendshme.

Flutura numër 4– Kjo flutur do të thotë se jeni natyrë që keni frikë ti shprehni ndjenjat tuaja. Shumë shpesh heshtni dhe përhumbeni në meditim. Por frika e dështimit nuk duhet të frenojë instinktin tuaj të realizimit.

Flutura numër 5– Nëse keni zgjedhur fluturën numër 5, kjo do të thotë se prireni të silleni si fëmijë. Me gjasë në fëmijërinë tuaj nuk keni mundur që ti shprehni lirisht ndjenjat, ndaj mundohuni ti përsërisni vetes se jeni të fortë dhe se meritoni të jeni të lumtur dhe të keni sukses.

Flutura numër 6– Nëse keni zgjedhur fluturën numër 6, jeni persona të paparashikueshëm dhe të aftë për të ndryshuar ide në pak minuta. Shpesh jeni shumë aktiv, ndërsa herë të tjera shumë dembel. Ndodh që ndjeshmëria juaj t’iu shtyjë që të izoloheni në vende të qeta dhe larg të tjerëve. Periudhat e reflektimit i bëjnë mirë ekuilibrit tuaj.

Lexo edhe :  Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë

Flutura numër 7- Nëse keni zgjedhur këtë flutur, do të thotë se jeni persona mosbesues dhe që vështirë se hapeni me të tjerët. Kjo gjë nuk ju ndihmon që të jeni të shoqërueshëm, por mbani parasysh se nuk mund të jetohet vetëm, pasi raporte me të tjerët janë thelbësore për të qenë mirë.

Flutura numër 8– Nëse keni zgjedhur këtë flutur, kjo do të thotë se pëlqeni argëtimin, të rrini me miqtë dhe të shijoni jetën. Nuk arrini që të qëndroni larg të tjerëve, pasi keni nevojë për emocione konstante./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV