“Duam pagën dhe rinisjen e punës”, punonjësit e transportit publik do dalin nesër në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqata e Transportit Publik ka bërë me dije se ditën e nesërme do të zhvillojë protestë përpara Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një postim në ‘Facebook’ kjo shoqatë bën me dije se protesta do të nisë në orën 11:00, ku punonjësit do të kërkojnë pagën dhe hapjen e transportit publik.

“Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me 1 javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit”, shkruhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit.

Rikujtojmë se transporti publik ishte njoftuar të hapej këtë të hënë, më 15 qershor, por u shty për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shtëpia e Bardhë do të ketë sallën më madhështore të ballove me 200 milionë dollarë

Projekti parashikon ndërtimin e një salle të re vallëzimi pranë Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë, i cili do...

A e përballim dot Kodin e ri Penal?!

Nga Ben  Andoni Për njerëzit e qeverisjes ky stad me Kodin e ri Penal mëtohet se është udha drejt Bashkimit Evropian i sistemit të ri...

Administrata lirohet nga vidat, një vrap pele për të kapur shezllonin!

Nga Leonard Veizi Në Shqipëri, gushti nuk shpallet zyrtarisht festë kombëtare, por gjithçka sillet si e tillë. Administrata publike, pas muajsh burokracie të ngadaltë si...

Ish-sulmuesit të Barcelonës i ndodh e keqja, kafshohet në pjesët intime nga një qen

Një aksident i çuditshëm i ka ndodhur Karles Perezit, ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Romës, i cili tani luan për Aris Thesaloniki. 27-vjeçari katalanas u kafshua...

Martin Leka: Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se para zgjedhjeve, qytetarët kishin shumë shpresa te partitë e vogla që...

Lajme të tjera

Web TV