Ina Zhupa denoncon rritjen e taksës së pastrimit nga bashkia e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar rritjen e taksës së pastrimit nga bashkia e Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zhupa ka postuar dhe grafikët të cilët dëshmojnë rritjen e taksës e cila është një kosto më shumë për qytetarët.

Postimi i plotë:

Qytetarët edhe bizneset e Tiranës do paguajnë më shumë tarifë pastrimi ndërkohë që Veliaj, me Eco Tirana, Eco Recycling dhe Integrated Energy BV SPV do përfitojnë më shumë.

Në vend që të kishin nisur hetimet nga SPAK dhe drejtësia shqiptare për aferën e pastrimit të parave të pista të mafias italiane me Eco Tirana, për aferën e inceneratorëve të Tiranës, rriten me shumë kostot për qytetarët.

Rritja e tarifës së pastrimit për familjet dhe bizneset në Bashkinë Tiranë reflektohet qartë si shkak i keqmenaxhimit dhe abuzimit që është bërë nga kompanitë e krijuara dhe të kontraktuara nga Veliaj.

Eco Tirana paguhet për të diferencuar mbetjet por ajo se bën këtë gjë, nga ana tjeter incenetarori pranon mbetjet e padiferencuara edhe vendos cmimet e veta abuzive për pranimin e tyre.

Një situatë të tillë abuzimi me paratë tona, duke bërë ndërthurrje kompanish që nuk mbajnë përgjegjësi dhe nuk bëjnë shërbimin e kontraktuar, vetëm Erion Veliaj mund ta bënte.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/3949166498488060?__xts__[0]=68.ARBRwWKPb40iodxz3nq4XRVjhLZVrOemdLK56f2mMiuMSA1_GzZzG74Tn45po49Sr7UZoPdk0ErbfT7M66_TOV8vk7goN4gB1FWBLPXJ6Stu8Z5fXpIuy4FHpZFUWqiMfN7rfGXE_BtqFSxZ6foGCN1Gfd_wYeKLcCEv-8TzqMGhjFqI2jjwHSCFRg9MjK-xSbnZxgqmIokceizLlLdr638f8Hnf9ehEt34xNBK6WBXt6Bi3D_0O–h6OVq0LCIrT0f3T6quD8IXTh3oavVZ7NwVwxXLMSQDJzdKtwzSVJTbIE9MoKrIDiQSXt61mbbMNTM62QhHvNHabRF0eh3nr0ZC26zN&__tn__=-R

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV