Të dhënat e SHISH-it për verifikimin e policëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si do të përdoret informacioni i marrë në rrugë operative dhe pastërtia e figurës së efektivëve të policisë që do të varet edhe nga “informatorët” jashtë radhëve policore

Kontrolli i figurës së punonjësit të policisë do të kryhet mbi bazën e analizës së të dhënave që disponohen në strukturat e analizës së informacionit të Policisë së Shtetit, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, si dhe në agjencitë e tjera informative dhe ligjzbatuese në Republikën e Shqipërisë.

Në dosjen për verifikimin e figurës do të jenë edhe deklarimet dhe informacionet nga Shërbimi Informativ i Shtetit, për të dhënat që ky institucion disponon dhe të dhënat që vijnë nga bashkëpunimi me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Në draft parashikohet se objekti i kontrollit të figurës është verifikimi i deklarimeve të punonjësit dhe i të dhënave të tjera, me qëllim verifikimin e vërtetësisë dhe besueshmërisë së deklarimeve, si dhe identifikimi i atyre që janë të përfshirë apo kanë kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në veprimtari kriminale.

Njësia e burimeve njerëzore e vendos deklaratën për kontrollin e figurës në dosjen përkatëse, të çelur për punonjësin, dhe e dërgon në komisionin përkatës të vlerësimit. Në projektligj është parashikuar se verifikimi i figurës së punonjësit realizohet nëpërmjet kontrollit të deklarimeve dhe marrjes së informacionit nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, për të dhënat që ky institucion disponon dhe kontrollit të deklarimeve dhe marrjes së informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Do të merren të dhëna edhe nga prokuroritë e gjykatat, në rast se punonjësi ka qenë apo është subjekt i procedimeve penale.

Bashkëpunimi për kontrollin e figurës

  1. Për kontrollin e figurës së punonjësit organet e vlerësimit i drejtohen Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, Shërbimit Informativ të Shtetit, Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, për informacione ose të dhëna të tjera që mund të kenë këto institucione, ose shërbimeve të tjera informative, brenda vendit.
  2. Organet e vlerësimit u drejtohen për informacion edhe strukturave apo njësive të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të cilat mund të kenë informacion.
  3. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar ose Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, me kërkesën e organeve të vlerësimit, komunikon me shtetet e huaja për të marrë informacionin e nevojshëm për personat e përfshirë në veprimtari kriminale ose për personat e dyshuar si të tillë, për qëllim të këtij ligji.
  4. Institucionet e tjera publike, që mbledhin dhe përpunojnë informacion, vënë në dispozicion të dhënat për punonjësit, personat e lidhur ose personat e tjerë, sipas kërkesave të organeve të vlerësimit.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV