Festa Kombëtare e Islandës, Ruçi uron homologun Sigfússon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar homologun islandez Steingrímur J. Sigfússon për ditën e themelimit të Republikës së Islandës e cila aty është festë kombëtare.

Ruçi është shprehur se Shqipëria dhe Islanda kanë marrëdhënie shumë të mira pasi kjo e fundit ndihmoi pa rezerva për anëtarësimin në NATO si dhe me marrëveshjen e mënjanimit të taksimit t ë dyfishtë në 2014 që është një hap i rëndësishëm i zgjerimit të bashkëpunimit.

Ai ka theksuar që shpreson se dy parlamentet të kenë më shumë bashkëpunim po ashtu dhe dy vendet prandaj e fton Sigfússonin për një vizitë në Shqipëri.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidentin e Parlamentit të Islandës, Sigfússon, me rastin e Festës Kombëtare

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Parlamentit të Islandës, z. Steingrímur J.  Sigfússon, me rastin e Festës Kombëtare, themelimit të Republikës.

“Me rastin e 17 Qershorit, Festës Kombëtare të Islandës, Ju dërgoj urimet më të mira për popullin islandez, Parlamentin dhe Ju personalisht.

Dita Kombëtare e Islandës, e cila kremton themelimin e Republikës së Islandës, 76 vjet më parë,  më 17 qershor 1944, është një ngjarje e madhe historike për kombin, sistemin demokratik, emancipimin politik e shoqëror të Islandës si edhe mirëqenien e popullit islandez.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Islandës kanë marrëdhënie shumë të mira dhe unë shpresoj që bashkëpunimi midis dy vendeve tona të njohë zhvillime të reja në të ardhmen. Marrëveshja për mënjanimin e taksimit të dyfishtë, e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2014, është një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Shqipëria i është mirënjohëse Islandës për mbështetjen pa rezerva të anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e kësaj Organizate.

Lexo edhe :  Exit Poll-et për zgjedhjet në Rumani: Nicusor Dan drejt presidencës

Gjatë muajve të fundit Islanda, ashtu si edhe Shqipëria e gjithë njerëzimi, vuajti pasojat e pandemisë, të cilat, fatmirësisht për dy vendet tona nuk ishin shumë të rënda. Shqipëria dhe Islanda po dalin nga situata e pandemisë dhe këtë shpresojmë edhe për vendet e tjera, duke uruar që njerëzimi t’i kthehet gradualisht normalitetit.

Shpreh bindjen në nisjen e një bashkëpunimi të frytshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Islandës dhe përfitoj nga ky rast për t’ju ftuar për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në urimin dërguar Presidentit të Parlamentit të Islandës, z. Steingrímur J.  Sigfússon, me rastin e Festës Kombëtare.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ngriti “shtëpi bari” në Australi? Reagon Elvis Pupa: S’ka asgjë të jashtëzakonshme…

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane se ai dhe bashkëshortja e tij Belina...

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën u përball gjatë bashkëprezantimit të...

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku...

Droni i Policisë kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Thumanë të Krujës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Koordinata”. Përmes një njoftimi,...

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por...

Lajme të tjera

Web TV