Kultivonte bimë narkotike, arrestohet një person në Kuçovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është arrestuar dhe një tjetër është duke u proceduar në gjendje të lirë në Kuçovë gjatë një operacioni për goditjen e kultivimit të kanabisit.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë një 62-vjeçar me inicialet H.Q.

Ndërsa po në vijim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Goraj nuk ka ushtruar kontroll territori për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Kuçovë, Berat

Vijon kontrolli intensiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Goraj”.

Vihet në pranga një shtetas, autor i dyshuar i tentativës për kultivim të kanabisit.

Procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Goraj.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor antidrogë të koduar “Goraj”.

Në kuadër të këtij operacioni, në një zonë të pyllëzuar të hapur rishtas për të kultivuar kanabis, u kap në flagrancë dhe u arrestua për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, Njësia Administrative Lumas.

Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar në gota plastike fidanë kanabis dhe disa fidanë të tjerë të mbjellë në tokë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore u procedua në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës si kryeplak i fshatit Goraj nuk ka ushtruar kontroll territori për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Lexo edhe :  Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/watch/?v=3018366788200910

Të fundit

“WTF”, Trump nuk përmbahet më/ Irani dhe Izraeli nuk e dinë se çfarë ***** po bëjnë

Presidenti Donald Trump shpërtheu në sulme kundër Iranit dhe Izraelit, para nisjes për në Samitin e NATO-s, duke akuzuar...

Aksident tragjik në Divjakë, humb jetën 15-vjeçari me motoçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor ‘Pushimi Shoferit –Divjakë”, në vendin e quajtur Kamenic. Sipas Klan News mjeti tip Benz me drejtues...

Trump paralajmëron Izraelin: Mos lëshoni më bomba, ktheni pilotët në shtëpi

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Izraelin përmes një postimi në Truth Social që të mos kryejë më sulme ajrore në Iran. “Izrael. Mos i lëshoni...

Një muaj e gjysmë pas votimeve, elektorati ende nuk di se cili është rezultati!

Nga Artan Fuga E pabesueshme! Një muaj fushatë elektorale. Një ditë votimet. Tre – katër ditë numërimi i votave. Po vete një muaj e gjysëm për...

“Vota vdiq pa hyrë në kuti!”/ Berisha: Rinumërimi, kërkesë e kandidatëve, jo e partisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për media se rinumërimi i votave pas zgjedhjeve të 11 Majit nuk është kërkesë...

Lajme të tjera

Web TV