Restorantet në Shqipëri ofrojnë mish ariu, tregtimi i kafshëve të egra si në Azi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një restorant në Pogradec të Shqipërisë ofron mish ariu dhe pse gjuetia e kësaj kafshe është e ndaluar me ligj në vend. Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws”, në një shkrim në median ndërkombëtare “The Indipendent”, përcjellin shqetësimin e rastit në fjalë duke shkruar se kjo është hera e parë që shohin pjesë të menusë së një restoranti, mish ariu.

Arinjtë, majmunët dhe zogjtë grabitqarë janë ndër kafshët e gjalla që shiten në vendet e njohura të tregut ‘online’ në internet, zbuloi hetimi, duke ngritur frikë për mbijetesën e disa specieve në vend. Organizata për mbrojtjen e kafshëve “Four Paws”, zbuluan se këto restorante në Shqipëri i reklamonin menutë pa kurrfarë problem në faqet në internet.

Ndërkohë përveç restorantit që ofronte mish ariu, organizata ka zbuluar gjithashtu se një restorant tjetër mbante në kafaz një ari të murrmë, një tjetër shiste për 750 € një majmun kapuçin, një këlysh ariu dhe ujk për 500 €.

Blerësit janë kryesisht pronarë restorantesh dhe hotelesh, të cilët i mbajnë kafshët për të tërhequr turistë, ose janë individë që i duan si kafshë shtëpiake. Shqiponjat, simboli kombëtar i Shqipërisë, janë veçanërisht të njohura nga blerësit.

Por gjuetia e specieve të mbrojtura, mbajtja e tyre në kafaz dhe shitja e tyre është e ndaluar në Shqipëri. Shkelësit mund të burgosen sipas ligjit, i cili u forcua në tetor, por zbatimi i tij është i dobët.

“Four Paws”tha që pasi ekipi i saj raportoi disa nga reklamat e paligjshme në rrjet, ato ishin fshirë por të reja u rishfaqën.

“Një shumicë e madhe e fotografive shfaqnin një sjellje të ashpër ndaj kafshëve, si për shembull dhelpra të mbyllura në kuti plastike, këlyshë me zinxhirë dhe zogj me këmbët e tyre të lidhura”– tha Barbara van Genne, nga organizata bamirëse.

Majmunët dhe zogjtë shpesh mbahen në bare dhe restorante në Shqipëri si një atraksion turistik, ndërsa dhelprat shiten për lëkurën e tyre. Ujku blihet për të stërvitur këlyshët e qenve që ruajnë bagëtitë, që zakonisht përdoren në male kundër ujqërve, kurse kafshët e tjera vriten ose balsamosen.

Lexo edhe :  Kamala Harris në dilemë; të kandidojë për guvernatore apo presidencialet e 2028

Një zëdhënës për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit natyror në Shqipëri (PPNEA) tha: “Ajo që është veçanërisht alarmante nuk është vetëm fakti që mishi i ariut po shitet, por është edhe shtimi në kllapa ‘në sezon’, që jep përshtypjen se ka një sezon gjuetie për arinjtë.

Në fakt nuk ka sezon të gjuetisë për ndonjë kafshë të egër në Shqipëri, ekziston një moratorium gjuetie dhe ndalimi i gjuetisë për vite me radhë në të gjithë vendin – kaloi në 2014 dhe u zgjat në 2016-ën deri në mars të 2021-shit.”

“Rënia masive e jetës së egër në Shqipëri e nxiti këtë.”

Ofrimi i mishit të ariut është parë herë të tjera në vende aziatike. Qytetarët duhet ta dinë se mishi mund të shkaktojë sëmundje për shkak të parazitëve dhe të shfaqë simptoma si diarre, ngërçe, ethe dhe halucinacione.

Profesori James Wood, drejtor i departamentit të mjekësisë veterinare dhe një ekspert i infeksionit në Universitetin e Kembrixhit, tha se Covid-19 dhe viruse të tjera zoonotike mund të barten nga mishi i kontaminuar nga çdo specie.

Van Genne tha: “Four Paws” ka qenë aktive në Shqipëri që nga 2015, por ne kurrë nuk kemi parë më parë mizori të tilla. Deri më tani jemi përqendruar kryesisht në restorante që mbajnë arinjtë në kafaze të vegjël për argëtim të turistëve.

“Ky zbulim i çuditshëm është një tregues i mëtejshëm se tregtia e kafshëve të egra në Shqipëri është jashtë kontrollit.”

Ajo paralajmëroi se nëse qeveria nuk do të ndërhynte shpejt, “disa kafshë të egra vendase të mbetura do të jenë vetëm pjesë e historisë”.

“Platformat duhet të prezantojnë masa parandaluese siç janë identifikimi i shitësit për të ndaluar këto reklama. Sidoqoftë, problemi kryesor për tregtinë e paligjshme mbetet – mungesa e kontrollit dhe zbatimit nga autoritetet, “pohoi ajo.

Në vitet 1990, në Shqipëri kishte ende rreth 200 shqiponja, por sot numri është përgjysmuar, tha zonja van Genne./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV