Vendimi i rëndësishëm, nxënësit e klasave të 6-ta dhe 7-ta do përfitojnë libra falas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë një lajm shumë të rëndësishëm për të gjithë nxënësit e klasave të 6-ta dhe të 7-ta.

Në një postim në “Facebook”, Shahini shkruan se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot propozimin e Ministrisë për të mbuluar me libra falas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të.

“Kësaj skeme përfituese i shtohen të gjithë nxënësit e klasave të 6-ta dhe 7-ta duke arritur në 250 mijë numrin e nxënësve përfitues (të gjithë nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të)”, shkruan Shahini.

Mesazhi i Shahinit:

Zgjeruam skemën e librave falas!

Sapo u miratua në Këshillin e Ministrave propozimi i Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të mbuluar me #librafalas të gjithë nxënësit që vijnë nga situata të brishta socio-ekonomike deri në klasën e 12-të.

Nxënësit romë dhe egjiptianë, sikurse nxënësit me aftësi të kufizuara apo nxënësit përfitues të asistencës sociale – grupe tashmë të përfshira ne skemën e librave falas – kanë një rrezikshmëri më të lartë të braktisjes së shkollës së mesme. Kjo na brengos akoma më shumë tani që gjendemi në situatë pandemie.

Por, me vendimin e sotëm, në kuadër të politikave gjithëpërfshirëse arsimore, ne do të ulim më tej koston e familjeve për shkollimin e fëmijëve të tyre dhe do të përmirësojmë më tutje qasjen e nxënësve në arsim.

Kësaj skeme përfituese i shtohen të gjithë nxënësit e klasave të 6-ta dhe 7-ta duke arritur në 250 mijë numrin e nxënësve përfitues (të gjithë nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të).

Lexo edhe :  Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

Përkundër presionit të tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemisë COVID-19 që rëndon mbi buxhetin publik, politikat që sigurojnë #gjithëpërfshirje në arsim i kemi mbrojtur dhe do t’i mbrojmë gjithmonë.

#LibraFalas #Gjithëpërfshirje.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

PSG shkatërron Monacon në derbin francez, Kvaratskhelia gjen golin e parë me parizienët

PSG-ja vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Monakon me rezultatin 4 me 1...

Pesë gola në tre ndeshje, Kolo Muani “fluturon” tek Juventus

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e...

Së shpejti drejt altarit? Ish-banorja e BBV 3: Nuk e di çfarë plani ka ai, por që…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Dea Vieri, ka qenë një ditë më parë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo...

Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i...

Tërmetet në Santorini, sizmiologu tregon zonat me risk në Shqipëri!

Ishulli i Santorinit në Greqi po përballet me lëvizje të forta sizmike prej disa ditësh. Por a duhet të kemi frikë se mund të...

Lajme të tjera

Web TV