Gjobë për shkeljet e afateve të qëndrimit, Denaj: Gati fondi, ja ku të aplikoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Tashmë është alokuar fondi nga buxheti i shtetit për rimbursimin e penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë jashtë shtetit prej thyerjes së afateve të qëndrimit”.

Këtë njoftim e bëri të ditur mesditën e sotme ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj nëpërmjet një video- mesazhi.

Kjo vlen për qytetarët që e kanë thyer këtë afat 10 mars- 1 qershor por nga sot janë hapur aplikimet dhe ata që kanë penalitete dhe i kanë paguar duhet që të dorëzojnë në Postë dokumentacionin e vërtetimit të marrjes së penalitetit dhe të pagimit të saj si dhe numrin e llogarisë bankare.

Më tej Denaj thotë se brenda qershorit rimbursohen të gjithë aplikuesit teksa në rast se nuk merret qytetarët të ankohen tek Tatimet.

“Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për të rimbushura vlerën e penaliteteve që qytetarët kanë marrë si rezultat tejkalimit të afateve të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, çdo qytetar është i lutur të aplikojë pranë administratës tatimore nëpërmjet Postës Shqiptare, me një dokumentacion që vërteton marrjen dhe pagesën e penalitetit dhe numrin e llogarisë bankare ku do të ndodhë rimbursimi.

Rimbursimi do të ndodhë i plotë dhe në vleftën e lekut. Jeni të lutur që prej ditës së sotme të bëni këtë aplikim dhe brenda qershorit do të bëhet rimbursimi i plotë, në rast mungese rimbursimi, ju lutem na shkruani”, tha Denaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

OpenAI publikon modelin e fundit të ChatGPT, ja çfarë përfshin

OpenAI ka publikuar modelin GPT-5 të shumëpritur, modelin më të fundit të chatbot-it të saj të njohur të inteligjencës artificiale (AI) ChatGPT. Modeli i ri...

Lajme të tjera

Web TV