Tiranë/Arrestohet një shpërndarës i lëndëve narkotike, në kërkim një tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Pas hekurave ka përfunduar shtetasi R.M., 22 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi D.G., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Nga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D. G. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në rrugën “Kongresi i Tiranës” dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga shtetasi R. M. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan 141 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.” thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rusia bllokon thirrjet përmes WhatsApp dhe Telegram

Autoritetet ruse kanë njoftuar se po kufizojnë “pjesërisht” thirrjet përmes aplikacioneve të mesazheve Telegram dhe WhatsApp, hapi i fundit...

“Vetëm valixhja na ka mbetur”/ Shqetësimi i serbëve përballë unitetit shqiptar

Nga Sandra Cvetkoviq, REL Svetozari nga Graçanica, pranë Prishtinës, u nis të enjten në mëngjes drejt komunës në përpjekje që të regjistrohet. Ai e bëri këtë nga...

Arben Malaj vijon “sherrin” me Myslym Murrizin: Më kërcënove me bandat e Fierit!

Nuk resht sherri në distance ndërmjet ish-ministrit të Financave Arben Malajt dhe ish, nënkryetarit të Kuvendit, Myslym Murrizi. Të cilët sot kanë vijuar disa...

Rusia shpall Reporterët pa Kufij “organizatë të padëshirueshme”

Rusia ka futur Reporterët pa Kufij në listën e “organizatave të padëshirueshme”, që në praktikë nënkupton se këtij vëzhguesi të mediave i ndalohet operimi...

Detaje nga vrasja në Maliq/ Dy të miturit ishin konfliktuar një ditë më parë

Erald Xhejo dhe Enedio Guri ishin konfliktuar një ditë më parë, teksa e enjtja do rezultonte fatale për njërin prej tyre. Dy 14-vjeçaret u takuan...

Lajme të tjera

Web TV