Horror në Mallakastër: Gruaja iu bëri kafe djemve para se ta vrisnin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia horror në Mallakastër, ku tre të rinj masakruan dhe tentuan të zhdukin trupin e një gruaja, sjell detaje tronditëse nga vendi i ngjarjes. Gruaja iu ka bërë kafe djemve, pasi i ka konsideruar njerëz të familjes. Një dëshmitar, që është edhe kushëriri i afërt i burrit të saj tregoi se në shtëpi janë gjendur filxhanët e kafesë, që do të thotë se gruaja është qëlluar pasi iu ka bërë kafenë.

Kunati i 50-vjeçares Drita Saliaj që u gjet e vrarë pasditen e sotme në fshatin Gjerbës të Mallakastrës ka treguar detaje të tjera para se viktima të mbytej me shall dhe të hidhej në rezervuar nga nipi i saj. Lazer Saliaj tregon se para Vitit të Ri kishte qenë në shtëpinë e kunatës bashkë me gruan e tij ku kanë pirë kafe dhe më pas është larguar menjëherë drejt Greqisë për te fëmijët, për tu rikthyer vetëm dy ditë më parë.

“Jam thirrur në orën 1:00 të natës në polici dhe kam shkuar atje për një sqarim dhe më kanë thënë; ke informacion për kunatën! Unë i thashë jo! E kam takuar me datë 28 dhjetor pimë kafe, e pyeta ke ndonjë hall, më tha jo, jam mirë po më dërgoni disa fruta lart.

Ia dërguam po atë ditë, dhe pastaj kam ikur në Greqi dhe u ktheva të dielën. Dje gjatë natës erdha me punonjësit e policisë, provuam derën, ishte e mbyllur, thirrëm nga dritarja dhe prapë nuk dëgjuam gjë dhe kështu kemi ndenjur deri në orën 6.

Policia na tha që kshu-kshu, autorët janë kapur dhe pastaj shkuam te rezervuari se mesa duket autorët kanë treguar që e kishin hedhur aty. Është 6-7 km larg nga këtu. Shkuam atje nxorëm viktimën. Autorët i njoh, njërin e kam djalin e kushëririt të parë.

Lexo edhe :  "Pse tani e jo më parë?", Rama u përgjigjet qytetarëve

Ata kishin pirë kafe, se dy filxhanë kishte aty, meqë ishin të afërt ajo i ka pranuar brenda. Njëri nga ata është djali i kushëririt të parë, është djali i djalit të xhaxhait tim, është brenda dhe ai vetë, i ati. Ata e kishin kthyer shtëpinë, përmbys si duket për punë lekësh. Kjo ka ndodhur të dielën në darkë” – tregoi Lazer Saliaj. Fjala.al/

 

 

Të fundit

Tregu i Zdrales kthehet në kompleks pallatesh, tregtarët: Mos na lini pa punë

Tregtarët e Zdrales në Shkodër protestuan sërish këtë të martë para Bashkisë, pas një shkrese të Komunitetit Mysliman të...

Foshnja 4-muajshe rezulton pozitive me kokainë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në spitalin “Ruggi d’Aragona” në Salerno, Itali, ku një foshnjë katër-muajshe rezultoi pozitive për kokainë dhe më pas u...

Aksident në Dibër, makina del nga rruga, burrë e grua në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme në vendin tonë janë regjistruar disa aksident, fatkeqësisht duke u shënuar dhe disa humbje jete. Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur...

Arsenali ‘lejon’ talentin të shkojë te Bayern për 55 mln euro?

Ethan Nwaneri është emri befasues që Bayern ka ndjekur në merkato javët e fundit. Askush nuk e priste që bavarezët po ndiqnin djaloshin e...

Veliaj refuzon Tiranën, merret i pandehur në Durrës

Refuzimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:00 të së mërkurës, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat,...

Lajme të tjera

Web TV