P*rdhunimi i fëmijës 5-vjeçar në Berat, del raporti mjeko-ligjor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Beratit, nga ku mësohet se është abuzuar seksualisht me një fëmijë 5-vjeçar.

Familja e fëmijës, banuese në lagjen ‘Barrikadë’ në Berat kanë denoncuar rastin në Drejtorinë Vendore të Policisë, ndërsa pak këtij kallëzimi është bërë arrestimi i 48-vjeçarit.

Ndërkohë nga vizita mjekësore ka rezultuar se 5-vjeçarja kishte shenja të ngacmimit seksual, që sipas mjekëve nuk ishin finalizuar. E mitura është ngacmuar seksualisht nga komshiu i saj 48-vjeçar që ishte i njohur nga banorët e lagjes si pijanec.

Po ashtu mësohet se ky person rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve, por deri në këto momente askush nga banorët nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe dinamika e saj nuk dihen ende, pasi nga ana e policisë nuk konfirmohet se ku dhe si ka ndodhur ngacmimi seksual raporton News 24.

Ndërsa pasi fëmija është marrë në pyetje, në prani edhe të psikologëve, policia e Beratit ka arrestuar 48-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale ‘Ngacmimi seksual me të mitur’, me një fëmijë 5 – vjeçar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme”,-bën me dije Policia e Beratit.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV