Mustafa nis përgatitjen e “përjashtimit” nga LDK të Vjosa Osmanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja Demokratike e Kosovës do të ndëshkojë Vjosa Osmanin dhe dy deputetët e tjerë të saj që votuan kundër rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe nuk votuan qeverinë e Abdullah Hotit, nënkryetar i LDK-së. Këtë e ka bërë të ditur numri dy i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri.

Isa Mustafa, ditë më parë në një emision televiziv tha se personat që dalin kundër vendimeve të partisë, statuti ua ndalon të kenë poste drejtuese brenda LDK-së.

E nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, tha për Kosova Press se kryetari Isa Mustafa, asnjëherë nuk e ka zbatuar nenin 14 të statutit të partisë, ku flitet për përjashtime të atyre që kanë qëndrime të kundërta me partinë.

 

Nëse ish respektuar neni 14 i statutit atëherë kish me prekë shumë njerëz kjo pikë e statutit. Zotëri Mustafa nuk e ka zbatuar asnjëherë këtë pikë statuti, mbetët me pa ditëve në vijim se çfarë do të ndodhë

Brenda LDK-së për masat që do t’i ndërmarrin, Muhaxheri, u shpreh se diskutimet kundrejt qëndrimeve të 3 deputetëve që nuk votuan qeverinë Hoti do t’i shohin ditëve në vijim.

Jo nuk është biseduar për masat, ka zëra kritikë për qëndrimet e këtyre 3 deputetëve ndaj Qeverisë që udhëheq sot Lidhja Demokratike. Po besoj që ditëve në vijim diskutimet do të shkojnë duke pasur arsye më të madhe dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e...

Fillon Lufta Civile Irlandeze me bombardimin e Katër Gjykatave në Dublin

28 qershor 1922 Më 28 qershor 1922, në zemër të Dublinit, fillon zyrtarisht Lufta Civile Irlandeze, kur forcat e qeverisë së sapokrijuar të Shtetit të...

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor 1914, një ngjarje në dukje...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Lajme të tjera

Web TV