441 raste të reja dhe 9 viktima, kjo ishte java më e frikshme e Covid-19 në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Java që po mbyllet konsiderohet më e frikshmja për numrin e të infektuarve dhe viktimave të koronavirusit në vendin tonë.

Vetëm nga dita e hënë e deri më sot në Shqipëri janë regjistruar 441 raste të reja pozitive me Covid-19, nga 1962 që është totali i personave të infektuar që prej muajit mars.

Kjo javë ka shënuar plot 9 viktima, që i bie më shumë se një person ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm gjatë këtyre ditëve, ndërsa totali i personave që kanë vdekur në Shqipëri është 44 persona.

Në llogaritjen e këtyre 7 ditëve rezulton se është shumë i ulët numri i personave të shëruar nëse do ta krahasojmë me atë të infektimeve të reja. Këtë javë ia kanë dalë të që të fitojnë betejën me Covid-19 61 persona, ndërsa totali i tyre shkon në 1134 të shëruar. Ndërsa rastet që vijojnë të jenë aktiv me koronavirus janë 784 të infektuar.

Rikujtojmë se gjatë përditësimit të situatës së Covid-19 në vendin tonë gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht janë duke u trajtuar në Spitalin Infektiv 78 persona, nga të cilët 10 ndodhen në terapi intensive dhe 1 është i intubuar.Ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Zjarri në Hoshtimë, digjen varrezat e fshatit, FNSH dhe zjarrfikësit evakuojnë banorët

Alarmante paraqitet situata në fshatin Hoshtimë të Vlorës, ku pasditen e kësaj të diele u aktivizua një vatër zjarri. Prej orësh tanimë, zjarrfikësit janë duke...

Lajme të tjera

Web TV