Denaj vizitë në ISSH: Skema e re për shërbimet për pensionistët  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse qeveria shqiptare po tenton që të ofrojë të gjitha shërbimet online, pensionistët kanë nevojë për konsulta në sportele. Për këtë arsye zyrat e ISSH-së do të vijojnë tu shërbejnë pensionistëve. “Është marrë një nismë që të gjitha shërbimet që kanë nevojë për aplikim, si për pension apo për një dokumentacion, ne tua japim mundësinë e aplikimit nëpërmjet shërbimit online apo nëpërmjet sistemeve. Të paktën në këto muajt e parë të vitit, i gjithë sporteli do të jetë aty dhe për të mësuar se si të bëhet aplikimi”, u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj gjatë vizitës në zyrat e ISSH-së

 Takimi

Ministria e Financave dhe Ekonomisë i është bashkuar nismës së Qeverisë për të dixhitalizuar shërbimet publike që ofrohen për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformës E- albania.

Gjatë 2020 janë programuar të jenë online 510 shërbime ose 94 % e të gjitha shërbimeve që ofrohen nga institucionet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ku 188 shërbime bëhen efektive më 1 Janar, 270 shërbime bëhen efektive më 30 Qershor dhe 26 shërbime bëhen efektive dhjetor 2020.

Në këtë kuadër, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, zhvilloi një vizitë në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Tiranë, ku së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të ISSH-së, z. Astrit Hado, informuan qytetarët mbi shërbimet e reja që do të ofrohen për ta online.

Gjatë bashkëbisedimit, Ministrja Denaj u shpreh se përmes ofrimit të shërbimeve në mënyrë elektronike synohet ulja e kostove dhe shmangia e radhëve të pritjes nga qytetarët në sportele, ndërkohë që shërbimi në sportele do të vijojë të ekzistojë në zyrat e ISSH, edhe për të ndihmuar e orientuar qytetarët mbi ofrimin e shërbimeve online.

Lexo edhe :  Sa do ndryshojë taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

“Është marrë një nismë që të gjitha shërbimet që kanë nevojë për aplikim, si për pension apo për një dokumentacion, ne tua japim mundësinë e aplikimit nëpërmjet shërbimit online apo nëpërmjet sistemeve. Të paktën në këto muajt e parë të vitit, i gjithë sporteli do të jetë aty dhe për të mësuar se si të bëhet aplikimi”, u shpreh ministrja

Gjithashtu, Ministrja bëri me dije se po punohet për të reduktuar numrin e dokumenteve që duhet të paraqesin qytetarët gjatë aplikimit për një shërbim të caktuar, ku në disa raste do të jenë vetë institucionet shtetërore ato që do të sigurojnë dokumentet e kërkuara.

“Në ato institucione që kanë arkivën, e cila është pronë e shtetit, ky informacion nuk do të merret më nga ju, por do të merret nga ne. Atë listë dokumentesh që e ka pronë shteti, do ta marrim ne për ju dhe kjo do të shkurtojë një pjesë të kohës që ju sot e harxhoni duke udhëtuar me autobus e duke shkuar diku tjetër, apo duke pritur dy orë në radhë diku tjetër. Radha, kostoja dhe kostoja e fshehur duhet të zhduken dhe këto janë tre objektivat kryesore se pse ky shërbim po shkon online. Ne jemi duke bërë një filtrim të gjithë dokumenteve dhe të thjeshtojmë të gjithë dokumentacionin që jutë keni mundësi të merrni sa më pak dokumente kur vini këtu. Dokumentet e panevojshme duhet të reduktohen. Shpresojmë që këtë proces ta bëjmë gradualisht dhe të jetë dhe në përfitimin tuaj”, tha Ministrja.

Numri i shërbimeve që ofrohen online nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore përmes portalit e-albania është 31.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV