Dhunonte e kërcënonte të bijën, arrestohet 60-vjeçari në Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë 60 vjeç ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kërcënuar vajzën e tij.

Policia bën me dije se ka arrestuar personin me inicialet Gj. K., banues në fshatin Zallë të Fushë Krujës, ndaj të cilit rëndon akuza për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Berisha dhe Meta bashkojnë forcat kundër SPAK, Rama “zbutet”

Vijojnë sulmet politike në drejtim të Prokurorisë Speciale SPAK, ku ditën e djeshme si Sali Berisha ashtu edhe Ilir...

Primaret në PD/ Lumë aplikimesh për deputetë, por në fund vendos kryetari

Partia Demokratike përmbylli dje fazën e aplikimeve si kandidatë për deputetë në Primaret e PD-së. Si do të procedohet me zgjedhjet nga anëtarësia dhe...

“Independent”: Shqipëria, ndër destinacionet më të bukura për t’u vizituar në 2025

Shmangni destinacionet e mbipopulluara dhe zbuloni disa nga vendet e qeta, por sensacionale të pushimeve për një arratisje të paharrueshme këtë vit, shkruan Daniel...

Gjermania voton të dielën/ Kush janë 4 kandidatët për kancelar

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë lideri i ardhshëm i Gjermanisë në zgjedhjet e së dielës. Kancelarët e mundshëm janë ai aktual, lideri...

Lajme të tjera

Web TV