U akuzua publikisht për sulm s*ksual, Justin Bieber thyen heshtjen: Do ju tregoj provat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Justin Bieber ka mohuar kategorikisht akuzat e bëra në adresë të tij gjatë fundjavës për ngacmim seksual. Të shtunën në mbrëmje, një vajzë me emrin Danielle tha përmes një statusi në Twitter se këngëtari e ka sulmuar seksualisht më 9 mars të vitit 2014 në hotelin “4 seasons” në Austin, Teksas, pasi ky i fundit kishte marrë pjesë në festivalin Southwest.

Një ditë më pas, Justin, iu përgjigj akuzave po përmes Twitterit duke mohuar akuzat e duke bërë të ditur se ka prova të forta që tregojnë se në atë ditë nuk ka qenë fare në atë vend e në atë hotel. Por po të dielën, Danielle postoi përmes në Tëitter duke treguar me detaje të gjithë skenën e ngacmimit e më pas sulmit seksual.

“Po kaloja natën me miqtë e mi. Një burrë na afrohet dhe na pyet nëqoftëse duam të takojmë Justin Bieber. Sigurisht që duam” rrëfen vajza, identiteti i së cilës ende nuk është bërë publik. Pasi shkuan në dhomën e këngëtarit, vajza, në atë kohë vetëm 21 vjeç, mbeti vetëm me Justin, i cili në 2014, ishte 20 vjeç.

Pasi e sulmoi seksualisht, Danielle tregon se Justin e kërcënoi duke i thënë se gjithçka do të mbetej sekret mes tyre, pasi në të kundërt ai do të kishte probleme ligjore që mund ti shkatërronin karrierën. Madje ajo thotë se fillimisht ra dakord vetëm për ta puthur këngëtarin por brenda pak sekondave situata precipitoi në një sulm të mirëfilltë.

Vetë Bieber tha se këto janë akuza të rëndomta që vijnë nga vajza që duan të bëhen të njohura për pak orë përmes situatave të tilla. Së shpejti, tha 26 vjeçari, do t’ju paraqis prova që tregojnë se nuk kam qenë në Teksas në atë datë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV