Opinioni i Komisionit të Venecias trazon politikën shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Venecias publikoi opinion final për “Emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” dhe konkluzionet për të ashtuquajturën paketën Anti-shpifje.

Sikurse për çdo raport të ndërkombëtarëve të publikuar deri më sot, reagimi i palëve politike është i ndryshëm.

Menjëherë pas publikimit të Opinionit Presidenti Ilir Meta nxitoi të shpallte fitoren, duke deklaruar se Komisioni i Venecias i dha të drejtë institucionit të tij lidhur me dy rekomandimet, atë për Gjykatën Kushtetuese dhe për paketën Anti-shpifje.

Ndërkohë nga kampi tjetër reagoi dhe mazhoranca përmes Kryetarit të Grupit Parlamentar Taulant Ballës, i cili deklaroi se Komisioni i Venecias i dha të drejtë shumicës për shkak se mbështet nevojën e mekanizmit për ceremoninë e betimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Pavarësisht qëndrimeve të palëve politike, opinionet e Venecias ashtu si edhe raportet e ndërkombëtarëve duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa eufori dhe nxitim për të dalë në media i pari dhe për t’i thënë shqiptarëve se unë fitova dhe kundërshtari humbi, pasi nuk i shkon për shtat një institucioni kushtetues të vendit, siç është Presidenca e Shqipërisë të veprojë pa maturi dhe pjekuri institucionale!

Por çfarë shkruan në të vërtetë Komisioni i Venecias në opinionin e saj final, ku duhet theksuar fakti që gjuha e përdorur nga Komisioni i Venecias është shumë teknike dhe si e tillë nuk është aq e lehtë për t’u lexuar dhe kuptuar dhe kurrsesi nuk duhet shkëputur për asnjë moment  nga konteksti.

Në thelb Komisioni i Venecias mbështet ecurinë e Reformës në drejtësi si dhe nevojën e një ligji që rregullon tregun e mediave elektronike në Shqipëri.

Është e nevojshme që të gjitha palët politike të përfshira në këtë proces, opinionet e Komisionit të Venecias të mos i lexojnë me disa fjali të shkëputura, por në tërësinë e tyre.

Duhet theksuar që në krye të herës që Komisioni Venecia është një trupë profesionistësh të spikatur që kanë mision të kontribuojë në forcimin e demokracisë përmes ligjit, duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe të vendosin standardet më të mira për çështjet që kërkojnë mendim të thelluar, ndaj është shumë e vështirë të flasim për anshmëri të kësaj trupe.

Kjo është dhe arsyeja pse Venecia është aq e matur në gjuhën e përdorur gjatë hartimit të opinioneve. Duke qenë një trupë teknike, Venecia nuk mund dhe nuk bëhet palë kurrsesi me asnjë dhe ndaj ndodh edhe ajo që ndodhi së fundmi, ku secila nga palët merr një paragraf e shkëput nga konteksti, duke interpretuar se Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë.

Përsa i përket “Emërimeve të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” Komisioni i Venecias arrin në disa Përfundime të rëndësishme.

Sipas Venecias, “kriza konsititucionale në Shqipëri nuk është shkaktuar vetëm nga një akt specific por është rrjedhojë e ndërveprimit të faktorëve të ndryshëm” ku përmend faktin që procesi i Vettingut mori më shumë kohë se ç’ishte parashikuar e cila paralizoi Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, pasiviteti i KED përgjatë 2017 dhe 2018, konflikti midis Parlamentit dhe Presidentit etj.

Lexo edhe :  Sondazhi: Vetëm 28.5% nuk duan asnjë masë sigurie për Berishën, mbi 43% e duan nën arrest

Në lidhje me këtë situatë Venecia rekomandon bashkëpunimin midis institucioneve si të vetmen mënyrë për të tejkaluar ngërçin kushtetues.

Në lidhje me respektimin e renditjes në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias shprehet se kjo renditje është e nevojshme  në fillim ku kryetari i Gjykatës Kushtetuese shpall vakancat në bazë të sekuencës. Megjithatë për shkak të hartimit të listës me të njëjtat emra për të dy organet e emërtesës nga KED, kjo kërkonte sipas Venecias domosdoshmërish nevojën për t’u dakordësuar midis Presidentit dhe Parlamentit në lidhje me procedurën që duhej ndjekur.

Megjithëkëtë në rekomandimet e saj, Venecia shprehet për një heqje të rregullit të renditjes në emërim. Edhe për sa i përket betimit, Venecia qartazi shprehet në favor të mekanizmit zhbllokues por ky duhet të parashikohet në nivel kushtetues sipas saj.

Ndërsa për sa i takon paketës Anti-shpifje, Komisioni i Venecias në opinionin e saj përfundimtar vlerëson se Draft-ndryshimet e paketës ligjore për Median ishin subjekt i konsultimeve publike dhe pësuan modifikime të ndryshme në konsultim me partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë (në veçanti Këshillin e Evropës dhe OSBE) dhe se autoritetet shqiptare ishin transparentë për të përmirësuar tekstin e projektligjeve si dhe demonstruan gatishmërinë e tyre për dialog dhe angazhimin për ruajtjen e fjalës së lirë në vend. Ashtu sikurse rekomandon  edhe ndryshimet përkatëse, për të cilat shumica qeverisëse është shprehur se do ti adresojë ato.

Pra, opinioni përfundimtar i Venecias jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Komisioni inkurajon gjithashtu autoritetet shqiptare të mbështesin krijimin e një organi vetë-rregullues që funksionon në mënyrë efektive dhe të pavarur që përfshin të gjithë aktorët përkatës të komunitetit të mediave dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar të përgjegjshmërisë së mediave në fushën e mediave në internet përmes vetë-rregullimit rregullore.

Ndaj është e udhës që palët politike t’i përveshin mëngët e të ulen të zgjidhin ngërçin e krijuar me reformën zgjedhore dhe mos humbasin kohë për tu marrë se kush humbi e kush fitoi nga opinioni i Venecias. Klasa politike duhet të gjej gjuhën e bashkëpunimit dhe kompromisit që të marrë fund njëherë e mirë historia që punët e brendshme duhet të na i zgjidhin ndërkombëtarët.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV