Raporti i ‘Venecias’/ Balla: I mbylli gojën Metës e të gjithëve pas tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare ceku raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ato në Kodin Zgjedhor. Balla tha se ‘Venecia’ i mbylli gojën Presidentit Meta si iniciator tymnajën dhe të gjithë që folën pas tij.

Opinioni i Venecias për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore na dha të drejtë, sikurse të gjithë jeni në dijeni. Gjej rastin ta përgëzoj punën tonë, të Kuvendit të Shqipërisë që sipas Komisionit të Venecias ndryshimet kanë qenë në përputhje me praktikat më të mira zgjedhore. E gjithë ajo tymnajë që u iniciua nga Presidenti i Republikës tashmë ka marrë një përgjigje shumë të qartë që Kuvendi i Shqipëris ka vepruar konform Kushtetutës dhe praktikave më të mira ndërkombëtare”, tha Balla.

Balla tha se edhe për legjitimitetin i këtij Kuvendi, Venecia ka dhënë opinion të shteruar. “Të gjithë ata që kanë ‘llapur’ sa kanë pasur mundësi marrin përgjigjen e nevojshme. Venecia thotë se Kuvendi i Shqipërisë mbetet legjitim sa kohë ka kuorumin për vendimmarrje.

Venecia ka vlerësuar edhe çështjen e debatuar për koalicione. Nuk ka thënë njëri që Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi të mos bëhen bashkë. Është e njohur që të dalësh në një koalicion duhet një drejtues dhe një program i përbashkët. Zgjidheni kush është kryetari juaj, Luli, Saliu, Iliri apo Monika, nxirrni programin dhe futini në koalicion“, vijoi Balla.

Sa i përket ligjeve që janë dakordësuar në marrëveshjen e 5 qershorit, Balla u shpreh se mazhoranca do t’i votojë.

Vota jonë për 7 ligjet është pro, që PD_së dhe LSI-së t’i heqim çdo alibi të mundshme për pjesëmarrjen në zgjedhje. Zgjedhjet e 25 prillit janë shumë të rëndësishme që do të konfirmojmë rrugën evropiane të Shqipërisë, me këtë mazhorancë që ka sot”, përfundoi Balla./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Meta uron Ditën Ndërkombëtare të Nënës: Të mbrojmë familjen dhe vlerat e saj më të çmuara

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit një video...

Revista gjermane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse

Vera është shumë afër, edhe pse temperaturat në vend po bëhen gjithnjë e më të nxehta, pushimet në Gjermani vështirë se mund të krahasohen...

“Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

E shumëkomentuara Efi Dhedhes, e ftuar në një rubrikë të Beniada Nishanit dhe Argjira Spancës në “E diell”, zbuloi disa detaje, të pathëna më...

Lajme të tjera

Web TV