ABBA-t rikthehen pas 38 vitesh me një këngë të re, si dështoi grupi në vitet ‘70

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i famshëm muzikor ABBA, rikthehen bashkë, me një këngë të re, për herë të parë në 38 vjet që nga koha kur u bënë bashkë në një studio regjistrimi. Por gjithçka do të kishte shkuar shumë më ndryshe për grupin legjendar, nëqoftëse anëtarëve të saj nuk do t’u ishin shkatërruar nervat ende pa nisur në atë kohë, turin botëror.

Një gazetar britanik ishte në turin e tyre të vitit 1977, koncerti i parë live i bandës. Ai tregon se të katërt ata ishin të tensionuar e shumë të munduar psikologjikisht përpara koncertit, ndoshta sepse ky ishte hapi i tyre i parë drejt pushtimit të botës përmes muzikës së tyre. Ata dolën në skenë në turin e tyre të parë, njësoj sikur ishin duke dalë përpara ekzekutimit, rrëfen gazetari.

Nervat dhe emocionet ata i shfaqën që kur ishin në dhomën e veshjes, e pikërisht aty u kuptua se kjo nuk do të vazhdonte gjatë. Ngjarja ka ndodhur në Oslo të Norvegjisë në 28 janar 1977, teksa Banda suedeze kishte korrur një sukses të jashtëzakonshëm në Britani e kur pritej që katërshja të fitonte zemrat edhe në Europë dhe SHBA. Ka.li/fjala.al/Burimi:The Sun

Të fundit

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”/ Avokati i Metës: Problemi korrupsioni, jo takimet intime

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve, duke deklaruar...

Gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Një operacion masiv, nën radar, bëri që një nga avionët më të mëdhenj të transportit në botë, Antonov AN-124, me kodin UR-82073, të fluturonte...

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, reagon Rama: Moment krenarie!

Shqiptarja Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën...

Luçiano Boçi i shqetësuar: Rama po na josh dhe merr njerëzit tanë!

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi tha në studion e MCN se ikja e Genc Deromemajt në Vlorë i shqetëson dhe i lë një...

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të jenë të gjitha dixhitale. Në takimin...

Lajme të tjera

Web TV