Gjiganti suedez i mobileve IKEA, do të paguajë 46 milion dollarë prindërve të një fëmijë i cili u vra aksidentalisht nga dollapi i kësaj kompanie.
Jozef Dudek, 2 vjeç, vdiq në maj 2017 kur sirtarët e kompanisë Malm rranë mbi të duke i shkaktuar vdekjen. Prindërit e tij kishin bërë një padi kundër prodhuesit IKEA, duke akuzuar se nuk kishin marrë masa adekuate për të përmirësuar sigurinë e mobilieve.
Si pjesë e një zgjidhjeje miqësore, prodhuesi numër një në botë rra dakord që të paguajë familjen e fëmijës plot 46 milion dollarë. Ndoshta ky është kompensimi më domethënës në historinë amerikane përsa i përket vdekjes aksidentale të një fëmije.
Ka qenë një zëdhënës i IKEA, i cili konfirmoi shumën për AFP duke shtuar se kompania nuk do anashkalojë çështjet e sigurisë.
“Ne mbetemi të përkushtuar të punojmë në mënyrë produktive dhe bashkëpunuese për këtë çështje shumë të rëndësishme të sigurisë në shtëpi,” -shtoi ai./Fjala.al