“E papranueshme një marrëveshje Kosovë- Serbi që na ndan”, mesazhi i deputeti shqiptar në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i dytë i dalë nga lista e unifikuar shqiptare në Luginën e Preshevës, Argjend Bajrami deklaroi sot se nuk do të pranohet një marrëveshje Kosovë- Serbi që ndan Luginën e Preshevës.

Në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’, Bajrami thotë se po shkon në parlamentin e Serbisë, aty ku nisi zanafilla e problemi me Kosovën për të nxitur debatin dhe për ta anuar në favor të Kosovës.

Sipas tij, e pakta që do të kërkojë nga Kosova është reciprocitet për Preshevën ndaj Serbisë. Ai i qëndron idesë se Lugina e Preshevës duhet të bashkëngjitet me Kosovën por jo shkëmbim territoresh që e ndan Luginën e Preshevës.

”Natyrisht që do ndikojë në mënyrë pozitive, unifirkimi në Luginën e Preshevës. U bë dhe me Republikën e Shqipërisë, angazhimin e tyre. Edhe për qëllimet tona. Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë dhe me një lloj stabiliteti në Ballkan. Ne jemi aty ku filloi problemi, për t’i dhënë drejtimin e duhur problemit. Ne do jemi ata që do ndikojmë në debat për të anuar në Republikën e Kosovës.

Shikoni, ne gjithë shqiptarët jemi për bashkëngjitje me Kosovës. Për ne është e papranuar çdo marrëveshje tjetër që ndan Preshevën. Qëllimi ynë është të shkohet pa shkëmbim territoresh. Minimalja që do kërkojmë është reciprociteti.

Ne duam të unifikojmë pozitat. Në Serbi ka një opozitë të dobët. Dhe kjo është një justifikim që ato nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje.”- tha Argjend Bajrami.

Fjala.al

Të fundit

‘Travel Awaits’: Shqipëria mes vendeve më të mira për një arratisje unike evropiane

Ballkani përfshin disa vende në rajonin juglindor të Evropës. Nga këto vende, ju ndoshta keni vizituar shtetin më të...

Kur Kina rehabilitoi Shekspirin dhe Bethovenin, armiqtë e Revolucionit Kulturor

Nga Leonard Veizi   Veç të tjerash, 11 Shkurti si datë, por në kontekstin e vitit 1978, mbahet mend edhe si dita kur në Kinën komuniste...

Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Nga Dardan Malaj   Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë! Ok, veç dy gjëra duhen...

Kush i ka votat për Qeverinë?

Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë krijojnë paqartësi për përbërjen e re në Kuvend, por edhe të ekzekutivit të ri,...

Opozita në delir: U arrestua nga presioni jonë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka çuar në delir opozitën e cila pretendon se arrestimi i tij ka ardhur...

Lajme të tjera

Web TV