Dhunoi të prangosurin/ Pezullohen nga detyra dy efektivët e Policisë (VIDEO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy efektivë policie dhe ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre për shkelje të etikës dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës.

Bëhet fjalë për dy raste të ndryshme, ku një prej tyre ka të bëjë me pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale ku një efektiv policie goditi me grusht një të ri të prangosur. Ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me një efektiv i cili po ushtronte detyrën e rojes të një ndërtese të veçantë dhe ka shkelur etikën e komunikimit ndaj një shtetasi.

Dy efektivët e pezulluar nga detyra janë shtetasit R. C. dhe A.R.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka bërë pezullim nga detyra të dy punonjësve të Policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të etikës së punonjësit të Policisë dhe për tejkalim kompetencash gjatë ushtrimit të detyrës.

U pezullua nga detyra R. C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për tejkalim të kompetencave. Gjatë përpjekjeve për të shoqëruar dy shtetas të cilët nuk i ishin bindur urdhrit për të ndaluar, këta të fundit kanë tentuar t’i godasin me automjet punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, duke iu rrezikuar jetën. Punonjësit e Policisë i kanë ndjekur dhe ndaluar, por dy personat janë përfshirë në konfrontim fizik me punonjësit e Patrullës.

Në ndihmë të tyre shkuan forcat “Shqiponja”, duke bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të dy shtetasve E. S. dhe XH. S., për veprime të mëtejshme.

Ndërsa punonjësi tjetër i Policisë i pezulluar është A. R., efektiv i Komisariatit të Policisë Nr. 2, i cili ka qenë duke kryer shërbim pranë një objekti të rëndësisë së veçantë dhe gjatë komunikimit me një shtetas, rojë i një parkingu, për të hequr makinën të cilën ky shtetas e kishte lejuar të parkohej pranë objektit të rëndësisë së veçantë, ka shkelur etikën e komunikimit dhe të sjelljes së punonjësit të Policisë.

Lexo edhe :  Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Policia e Shtetit ështe e vendosur të reagojë menjëherë dhe me paanshmëri, duke ndëshkuar apo larguar nga radhët e saj cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën në dëm të qytetarëve, si dhe të prishjes së imazhit, marrëdhënieve dhe besimit mes Policisë dhe qytetarëve.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

“11 maji, farsë politike”, Partia e Lirisë: Të hetohet çdo rast i shkeljes së ligjit

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e presidentit të Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli e cilësoi procesin zgjedhor të...

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi, policia ka bërë të ditur...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

Lajme të tjera

Web TV