Zgjatet qëndrimi, Amir Rrahmani mbetet tek Verona deri më 31 gusht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FIFA e kishte paralajmëruar se, në aspektin ligjor, ishte e pafuqishme për ta ndalur, por, sidoqoftë, kishte gjetur një “marifet” për t’u dhënë klubeve një dorë në rrethanat e jashtëzakonshme që po kalon futbolli anembanë botës, e sidomos në Evropë.

Shumica dërrmuese e kontratave të futbollistëve, që skadonin në përfundim të këtij sezoni, bëheshin të pavlefshme përtej 30 qershorit 2020. Por, për të shmangur amullinë që do të mbretëronte në futboll pas kësaj date, organizmi që qeveris futbollin botëror, pati deklaruar se nuk do të pranonte asnjë federim të ri përpara 31 gushtit, duke favorizuar kështu klubet.

Në fakt, këto të fundit e kanë pranuar këtë realitet të ri dhe, për këtë arsye, Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të mund t’i bashkohet skuadrës së tij të re, Napolit, që javën e ardhshme, kur edhe i përfundon huazimi te Verona (më 30 qershor 2020).

Mediat italiane kanë raportuar të hënën se mbrojtësi do të mbetet pjesë e Veronës edhe për mëse dy muaj. Mësohet se Napoli dhe Verona kanë arritur marrëveshje për ta zgjatur huazimin e Rrahmanit deri më 31 gusht 2020. Kështu që futbollisti do t’i bashkohet ekipit të ri në muajin shtator, për fazën përgatitore për edicionin e ardhshëm.

Në fakt, Rrahmani është lojtar i Napolit prej fillimit të këtij viti, por ekipi tij i ri e ka lënë të huazuar qendërmbrojtësin te Verona deri në fund të këtij edicioni. Ky edicion ishte parashikuar që të përfundonte në muajin maj, por pezullimi për 3 muaj i Serisë A në mars, për shkaku të përhapjes së virusit korona, ka bërë që datat e sezonit të ndryshojnë.

Lexo edhe :  Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Ndeshjet e kampionatit italian rifilluan vetëm fundjavën e shkuar dhe ky edicion do ta përfundojë në fillim të muajit gusht. “Rrahmani do të mbetet te Verona deri më 31 gusht, pasi Napoli ka pranuar që ta vazhdojë huazimin e tij”, – shkruante të hënën “Tuttosport”.

“Ai është njëri prej lojtarëve më të spikatur te Verona dhe do ta ndihmojë shumë ekipin deri në fund të edicionit për të siguruar daljen në garat evropiane”, – vijonte media italiane në fjalë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë...

Milan-Napoli, ka nisur gara e ethshme për talentin e Serie A

Giorgio Scalvini është bërë protagonisti i fundit i një gare të zjarrtë në merkaton e verës. Sipas raportimeve të fundit nga “SportMediaset”, mbrojtësi i...

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në pamjet me dron është një...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së...

Lajme të tjera

Web TV