SHBA/ Donald Trump: Dhjetë vjet burg për protestuesit që vandalizojnë statujat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Uashington shtyu me forcë një grup protestuesish të hënën vonë, të cilët po përpiqeshin të rrëzonin një statujë të Presidentit Andrew Jackson në një park pranë Shtëpisë së Bardhë.

Protestuesit në Sheshin Lafayette kishin lidhur litarë rreth statujës, në mënyrë që të mund ta tërhiqnin atë nga piedestali i saj. Ata përfundimisht u dëbuan nga sheshi nga dhjetëra oficerë të Policisë së Parkut që përdorën shkopinj dhe spruco speci.

Presidenti Donald Trump dënoi protestuesit në Twitter të hënën mbrëma dhe shtoi një paralajmërim: “10 vjet burg sipas Ligjit për Ruajtjen e Përkujtimit të Veteranit. Kujdes!

Është e njëjta zonë ku në fillim të këtij muaji policia shpërndau me forcë protestuesit në një kohë të shkurtër para se Presidenti Trump të shëtiste nëpër zonë për një mundësi fotografie pranë një kishe përtej rrugës nga Sheshi Lafayette.

Statuja e skalitur e Andrew Jacksonin, presidenti i shtatë i vendit midis viteve 1829 dhe 1837, me një uniformë ushtarake në majë të një kali, është në nderim të karrierës së tij ushtarake para-presidenciale. Por ai është kritikuar gjithashtu për nënshkrimin e një ligji të vitit 1830 që çoi në heqjen me forcë të mijëra amerikanëve vendas nga tokat e tyre në jug të SHBA, një ngjarje e njohur si “Gjurma e Lotëve”, sepse shumë vendas vdiqën ndërsa marshuan në perëndim.

Lexo edhe :  Fluturimet drejt “qytetit më të rrezikshëm” në botë po rifillojnë pas 13 vitesh

Andrew Jackson zotëronte gjithashtu shumë skllevër në plantacionin e tij në Tenesi, të cilët ai shpesh i trajtonte ashpër.

Përpjekja për të rrëzuar statujën e Jacksonit është pjesë e protestave të vazhdueshme kundër racizmit të shkaktuar nga vdekja e George Floyd, një afrikano-amerikan që vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor në qytetin e Mineapolis muajin e kaluar. Protestat janë pjesë e një reagimi të ri kundër simboleve të perceptuara të supremacisë së bardhë, duke përfshirë statuja, monumente dhe flamurin e Konfederatës, që përfaqësonte shtetet jugore që u ndanë nga Veriu gjatë Luftës Civile 1861-65.

Shumë statuja dhe monumente janë dëmtuar ose shkatërruar nga protestuesit, ose janë hequr nga zyrtarët lokalë në përgjigje të protestave./VOA

Të fundit

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Nis ndërtimi i aeroportit më të madh në botë, ja si duket

Arabia Saudite ka nisur punën për ndërtimin e atij që pritet të jetë aeroporti më i madh në botë. Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Salman pritet...

Conference League, ekipet shqiptare njohin kundërshtarët

Skuadrat shqiptare vijojnë përgatitjet për raundin e tretë kualifikues në Conference League, por këtë të hënë kanë njohur kundërshtarët e play-off, që është dhe...

Lajme të tjera

Web TV